Rreth 3900 mësues do t’i nënshtrohen sot testimit në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Ndryshe nga viti i kaluar, numri i mësuesve këtë vit është më i vogël, ndërkohë që disa prej tyre e rijapin provimin për përmiresimin e rezultatit.
Testimi do të zhvillohet në 13 Drejtoritë Arsimore dhe zyrat arsimore, ndërkohë që vleresimi bëhët në dy aspekte, të përgjithshme dhe profesionale.
Sakaq, për të ndjekur nga afër zhvillimin e këtij testimi do të jetë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.