• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga tërmeti në Tiranë/ Veliaj: 52 pallate janë për prishje, 10 për rikonstruksion

by Java News
14/07/2020 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditës së sotme, 3 mijë përfituesit e lotit të parë të dëmshpërblimeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Tiranës, mund t’i tërheqin pagesat cash në çdo pikë të Postës Shqiptare. Në një mbledhje online të organizuar paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shprehën angazhimin maksimal për të vijuar me dëmshpërblimin e të dëmtuarve, që janë pjesë e fondit prej 80 milionë dollarësh të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.

Gjatë raportimit për ecurinë e procesit në qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se krahas përfituesve të pare, janë në proces edhe dy lote të tjera, që do të kalojnë së shpejti në Këshillin Bashkiak, përkatësisht 3100 dosje që i shtohen listës së personave që përfitojnë aktualisht dëmshpërblimin.

“Ne kemi tashmë të akorduar nga qeveria një fond prej mbi 700 milionë lekësh; 560 milionë janë pagesa cash të familjarëve. Ndërkohë, pjesa tjetër ka të bëjë me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Me grantin që kemi marrë për ambientet e përbashkëta është ezauruar e gjithë kërkesa, ndaj transhi tjetër i 3100 familjeve do të jetë për pagesa cash për dëmet DS1/DS2/DS3”, sqaroi Veliaj.

Ndërsa, theksoi se ka një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300, të cilat i përkasin familjarëve që kanë një shtëpi të dytë po në Tiranë. Paralelisht me këtë proces, Bashkia e Tiranës ka ecur me nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 200 banesave të para individuale.

“50 banesa fillojnë këtë javë në Farkë. Sa i përket banesave kolektive, po bëhet një ekspertizë e thelluar nga studiot private për 92 objekte. Në përfundim, 52 pallate janë për prishje”, deklaroi Veliaj.

Më tej, ai tha se duke filluar nga kjo javë, do kemi dëgjesa në Këshillin Bashkiak, ku çdo gjë do të bëhet transparente, kurse inxhinieri apo grupi i inxhinierëve, që kanë bërë testimin e betonit, hekurit, modelimin 3D, dhe që do të firmosin, të noterizuar edhe nga Instituti i Ndërtimit, do t’ia prezantojnë Këshillit Bashkiak argumentimin për prishje.

“Kemi 10 pallate për rikonstruksion dhe 8 pallate në proces diskutimi, ku duam të shikojmë nëse arrijmë të bëjmë një rikonstruksion të plotë ose nëse do ia vlejë që ta bëjmë nga fillimi sepse inxhinierët kanë një debat mes tyre dhe Institutit të Ndërtimit; por, për këtë do kemi një debat publik në Këshillin Bashkiak”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të ndërhryë në 243 pallate për të riparuar dëmet në hapësirat e përbashkëta.

“Për ambientet e përbashkëta, si kafazi i shkallëve, tarraca dhe probleme të kësaj natyre, kemi identifikuar 243 pallate, ku do bëjmë ndërhyrje të tilla. Nga këto pallate, 44 janë me administratorë dhe procesi është shumë më i kollajtë, pasi do t’i kalojmë direkt grantin dhe janë vetë ata dhe banorët që zgjedhin brigadën që ua bën punimet. Tek të tjerat do detyrohemi ta bëjë Bashkia, ndaj dhe ftesa për të gjithë qytetarët është ta zgjedhin sa më shpejt administratorin”, tha Veliaj.

Gjatë raportit për procesin e rindërtimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës preku edhe pjesën e konvikteve. “Kemi rrëzuar 10 godina konvikti në Kodër-Kamëz, nga të cilat vetëm dy përdoreshin nga studentët, pjesa më e madhe kanë qenë ndërtesa të zaptuara. Në qytetin “Studenti”, tre godinat ishn të amortizuara prej zaptimit gjatë 30 viteve; një pjesë e tyre e nëndhënë disa herë me qera në qiraxhinj të tjerë. Është liruar edhe terreni për kampusin universitar, ku falë aktit normative kemi fillimisht fondin e prokurimit për detajimin e projektit dhe pastaj do të fillojmë ndërtimin”, deklaroi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Pas Zani Çaushit edhe ish-rivali i tij kërkon lirinë, gjyqtarja e Elbasanit lë pas hekurave Gaxhain

Pas Zani Çaushit edhe ish-rivali i tij kërkon lirinë, gjyqtarja e Elbasanit lë pas hekurave Gaxhain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In