Nisja e sezonit të ri televiziv do të shohë disa prej figurave të njohura të ekranit pa emisionet e tyre të cilat jemi mësuar t’i shohim zakonisht.
Kështu Roza Lati i ka dhënë fund kontratës së saj me “Agon Channel”, e tashmë sytë e bukuroshes janë drejtuar për te “TV Klan”, ku gjatë pjesëmarrjes në “Dance ëith me” do të kërcejë me ish-të dashurin, Stine.
Rudina Dembacaj është një tjetër emër që këtë vit i largohet “Al Pazarit”. Aktorja që u bë e famshme te “Portokalli”, këtë herë ka braktisur shown e humorit në “Vizion Plus”. Mbetet për t’u parë roli i ri që do të marrë Rudina.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i “The Voice”, por që edhe këtë vit do të ketë ndryshime. Elsa Lila nuk do të jetë më pjesë e ‘talent shoë’t. Emri i zëvendësueses së këngëtares ende nuk është vendosur nga organizatorët.









