Ka nisur këtë të mërkurë seanca për Jamarbër Malltezin që kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se në nisje të seancës avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin e moszbardhjes në kohë të vendimit.
Mbrojtja pretendon se subjekti i ngritur nga Prokuroria e Posaçme pas hetimeve të dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, nuk ka asnjë element të veprës penale të korrupsionit dhe rrjedhimisht as pastrim parash.
Për Malltezin çdo gjë në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ka qenë e ligjshme dhe se ata kanë hequr një paligjshmëri që po ekzistonte në ato prona, duke sjellë vetëm të mira.
Nga ana tjetër SPAK thotë se Jamarbër Malltezi është përfshirë në korrupsion dhe ka përfituar 5.4 milionë euro, gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e ka vjehërr.
Nën hetim për këtë dosje me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” është edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.
/f.s