• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis seanca e jashtëzakonshme, Shqipëria zgjedh Presidentin e ri

by Java News
28/04/2017 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet që Ilir Meta të zgjidhet Presidenti i Republikës. Kryetari i LSI-së dhe njëherësh kreu i Kuvendit të Shqipërisë, pritet të zgjidhet në krye të shtetit me bekimin e PS dhe Edi Ramës.

Edhe partia e tretë me e madhe e koalicionit qeverisës, PDIU-ja, ka deklaruar votat pro Ilir Metës President. Mesila Doda deklaroi pas takimit në mesditë me ambasadorët, se PDIU ka fiirmosur për kandidaturën e Ilir Metës.

Kryetarja e Komisioni për Çështjet Ligjore, Vasilika Hysi tha se bazuar në rregulloren e Kuvendit u shqyrtua kandidatura e z. Ilir Meta, që u propozua nga 23 deputetë të Kuvendit për President.

“Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dosjen e depozituar dhe rezulton se kandidatura e z.Meta plotëson kriteret kushtetuese dhe kërkesat ligjore për garantimin e integritetit për ushtrimin e funksioneve publike si dhe kriteret ligjore për të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit”, tha Hysi.

Ndërkohë Kuvendi ngriti edhe komisionin për administrimin e procesit të votimit të Presidentit. Komisioni përbëhet nga deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ai i LSI-së, Vangjel Tavo si dhe deputeti i PD-së Arbe Ristani. Deputeti i PD-së Ristani nuk është i pranishëm.

Opozita, ashtu siç ka deklaruar, nuk është e pranishme në parlament. Deputetët e LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro Ilir Metës.

Në rast se Ilir Meta konfirmohet, ai do të zgjidhet sot Presidenti i shtatë i Republikës së Shqipërisë pluraliste.

Presidenti i ri e merr zyrtarisht detyrën më 24 korrik, fiks në datën kur skadon mandati i Presidentit në detyrë Bujar Nishani./javanews.al/c.a

Next Post
VIDEO/I moshuari tenton të mbytet në liqenin artificial, shpëtohet nga policia

VIDEO/I moshuari tenton të mbytet në liqenin artificial, shpëtohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In