Deputetja Suzana Topi, që u fut në parlament nga listat e LSI-së deklaron hapur se do të votojë pro marrëveshjes së re për Reformën Zgjedhore. Kjo është rrjedhja e parë nga opozita parlamentare. Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kanë deklaruar se nuk do të votojnë pa plotësuar tre kushtet dhe për këtë gjë do të takohen me kryeministrin Edi Rama pasdite, teksa paradite i priti Gramoz Ruçi.
“Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE. Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar “do të jetë PRO kësaj marveshjeje“ sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ, drejtesinë, pushtetin vendor.
Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP, Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës, janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt” shkruan ajo.
Shumica socialiste ka deri tani 77 vota, me Suzana Topin bëhen 78, ndërsa duhen edhe 6 për të kaluar marrëveshjen, që do 84 vota. Por kryeministri Edi Rama tha sot se do të tentojë konsensusin per ta kaluar ne menyre te ndershme.
/a.r
Paska filluar pazari