Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot, në fshatin Gosë e Madhe të Rrogozhinës, ka nisur puna për rindërtimin e një shkolle 9-vjecare.
Ahmetaj ka zbuluar se projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.
Postimi i Arben Ahmetajt:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
Sot filluan punimet në një tjetër kantier të rëndësishëm, për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë.
Projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.
/e.rr