• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i një tjetër blloku banimi, Veliaj: Sfida jonë, urbanizimi i ish-komunave

by Java News
06/08/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për shtrimin e Rr. “Alla” dhe hapjen e segmentit të ri që e lidh atë me Rr. “Shyqyri Brari”, të cilat ndodhen në një nga blloqet e banimit ku zhvillimi i ndërtimeve dhe i bizneseve nuk ka ecur paralelisht me urbanizimin dhe sistemimin e hapësirave publike.

Veliaj inspekton punimet ne Rr. “Alla” dhe “Shyqyri Brari” 2Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të urbanizuar edhe ato zona, si Farka, ku për vite me radhë ish komunat kanë dhënë leje ndërtimi pa menduar për infrastrukturën dhe urbanizimin. “Kjo është një lagje e mbipopulluar, kryesisht nga lejet e dhëna nga ish-komuna Farkë pa menduar fare për urbanistikën, se ku do jenë kanalizimet, asfalti dhe trotuari, pa menduar ku do jenë shkollat, kopshte e çerdhet. Këto janë sfida e Bashkisë sonë, që në shumë prej komunave që ka trashëguar, si këtu në Farkë, si në Kashar, ku vitet e fundit ndërtimet kanë bërë kërdinë, tani na duhet të sjellim edhe urbanizimin”, tha Veliaj.

Ai u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në blerjen e banesave të tyre, të interesohen për dokumentacionin e plotë dhe për planin e zhvillimit të zonës në të cilën do të investojnë. “Tirana rritet me rreth 70 vetë çdo ditë. Ajo që u kërkojmë me shumë dashamirësi është që përpara se t’i blejnë këto banesa, të kërkojnë letrat e Hipotekës, të pyesin si është furnizimi me ujë, nëse ka një kopsht, shkollë, apo çerdhe pranë, a po e blejnë shtëpinë në një zonë ku ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi pa hapësira të gjelbra. Nëse kemi qytetarë të përgjegjshëm, që i bëjnë këto pyetje, e kemi shumë më të lehtë që të përballemi me situata emergjente, kur vjen puna tek uji, zjarri, aksesi i zjarrfikëses, aksesi i institucioneve arsimore”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se qytetarët duhen të tregohen të kujdesshëm kur planifikojnë të investojnë kursimet e jetës së tyre në pasuri të patundshme. “Dua po ashtu t’u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve, për të kuptuar se është normale që të kërkojnë ndihmën e shtetit në situatë krize, në situatë zjarri, në situatë të thatësirës, por a nuk do ishte më mirë ta kërkonim ndihmën e shtetit që në fillim, kur marrim vendime për të banuar diku? Ajo që do të ishte e udhës është që përpara se qytetarët të blejnë një banesë, të pyesin a ka ujë me rrjet apo ka ujë me pus, ka leje ndërtimi, leje shfrytëzimi dhe letrat në dorë të Hipotekës apo thjesht po i vëmë paratë e kursimet tona në një gropë të zezë, e cila momentalisht mund të na japë një strehim, ama në afatgjatë sjell të gjithë këto problematika”, tha ai.

Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin për sistemimin e zonave të tilla ku mbizotërojnë ndërtimet e reja me leje të dhëna nga ish-komunat. “Po bëjmë maksimumin që t’i sistemojmë e t’i urbanizojmë këto zona që i gjetëm në një situatë katastrofë. Por, nga tani e tutje lipset që, para se të vëmë kujën ku është shteti, ta kërkojmë shtetin që në fillim, përpara se të vëmë të gjitha kursimet e jetës sonë në një banesë që s’ka as hipotekë, as ujë, as shërbime dhe vetëm pasi zbulojmë që e gjithë kjo ishte një piramidë ndërtuesish, atëherë kujtohemi që të kërkojmë këto lloj shërbimesh”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Duke siguruar banorët e bllokut të banimit në rrugën “Alla” dhe “Shyqyri Brari” se pasi të kthehen nga pushimet do të gjejnë një infrastrukturë të re, Veliaj deklaroi se ky është hapi i parë i projektit të Bashkisë për Kopshtin Zoologjik dhe Botanik. “Fillimisht do të bëjmë konturimin e rrugëve përreth, përpara se të fillojmë më vonë, brenda vitit, me investimin në Kopshtin Zoologjik dhe Kopshtin Botanik. Duke sistemuar këtë lagje dhe duke vënë konturet, ku nuk do të lejohet më zhvillim mes Kopshtit Zoologjik e atij Botanik, do të jemi gati të ndërhyjmë me propozimet e arkitektëve gjermanë për të pasur një Kopësht Zoologjik jashtëzakonisht modern në qytetin e Tiranës”, tha ai.

Punimet në këtë zonë parashikojnë disiplinimin e ujërave, rrjetin inxhinierik, asfaltimin, si dhe pajisjen me të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të rritur sigurinë e banorëve. Ky projekt do të shërbejë si katalizator i rivitalizimit të bllokut, përmirësimit të aksesit e të lëvizshmërisë dhe të infrastrukturës rrugore, dhe synon, përveç përmirësimit të kushteve të jetesës së banorëve, edhe zhvillimin ekonomik të zonës.

a.ç

Next Post
Skandali/ Spikeri i famshëm i ‘Fox News’ u dërgonte foto të organit gjenital kolegeve

Skandali/ Spikeri i famshëm i 'Fox News' u dërgonte foto të organit gjenital kolegeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In