• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i rrugëve në Kombinat, Veliaj: Vazhdojmë investimet, pavarësisht tërmeteve dhe pandemisë

by A R
18/08/2020 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër zonë me ndërtime informale në kryeqytet do të ketë infrastrukturë të re rrugore dhe kanalizime. Bashkia e Tiranës nisi punën për rikonstruksionin e rrugëve “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, që u vijnë në ndihmë jo vetëm banorëve, por edhe bizneseve të zonës industriale të Kombinatit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se deri dje fokusi ishte te legalizimi, por tani jemi në fazën kur duhet të mendojmë për hapësirat e përbashkëta: trotuarin, kanalizimet, ujërat e bardha dhe të zeza, internetin, telefonin, energjinë elektrike, ndriçimin, po ashtu edhe rrugën. Ai shtoi se pas përfundimit të projektit për aksin kryesor të Kombinatit, puna po vijon brenda lagjeve. “Siç punuam te zona e “Misto Mames”, tani ka ardhur radha e lagjes këtu. Pra, nga aksi kryesor jemi duke u futur më në periferi. Logjika për banorët është: Fillimisht rrugën kryesore, pastaj degëzimet në çdo lagje”, tha Veliaj.

Pavarësisht problematikave të krijuara nga tërmetet e vitit të shkuar dhe situata e pandemisë, kryebashkiaku deklaroi se nuk do të ketë shkurtime të projekteve të parashikuara. “Lajmi i mirë është se nuk e kemi shkurtuar projektin e 100 lagjeve, pasi morëm një ndihmë të shkëlqyer nga qeveria. Edhe pse patëm pandeminë dhe dy tërmete, pjesën e termeteve na e financoi qeveria. Kjo është arsyeja pse shumë shpejt do të fillojmë me infrastrukturën në lagjen e re të Kombinatit dhe pastaj, menjëherë me pallatet e reja që do ndërtohen pas tërmetit”, theksoi Veliaj.

Projekti për rikonstruksionin e rrugëve “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” në Kombinat është pjesë e projektit të 100 lagjeve. “Në këtë lagje filluam punë me shkollën “1 Qershori”, e cila ndodhet te fundi i rrugës, te kthesa e Kombinatit, duke u siguruar fillimisht për një vend të sigurtë për fëmijët, pastaj u shqetësuam për makinat. Gjithmonë fëmijët janë më të rëndësishëm se makinat. Pra, mbaruam kopshtin, përballë kemi shkollën, dhe për sa kohë fëmijët kanë kopshtin dhe shkollën, tani mund të sigurohemi ku do lëmë makinat dhe ku do ecim në trotuar”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi të gjithë punonjësit që janë duke punuar në kantiere gjatë muajit gusht, ndërkohë që shumica e njerëzve janë me pushime. Sipas tij, ky është momenti ideal për të punuar me mjete të rënda sepse ka më pak trafik. Ai kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve për të bërë mundur përfundimin e projekteve në një kohë sa më të shpejtë.

Më tej, kryebashkiaku ndau lajmin e mirë se disa nga shtëpitë e para të tërmetit të nëntorit tashmë kanë mbaruar. “Shtëpive të para që inspektuam para 3-4 javësh me Kryeministrin po u japim dorën e fundit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, kur koha nga prishja e shtëpisë së vjetër deri te dorëzimi i çelësave të shtëpisë së re zgjat 3-4 javë, besoj familjet me shtëpitë individuale do të futen në banesë para vitit të ri”, deklaroi Veliaj. Ai shtoi se më pas do fillohet me pallatet, ku minimalisht secili do të dijë ku do e ketë apartamentin e ri, që jo vetëm do ketë cilësi më të mirë, por edhe vlerë më të madhe monetare. “Askush nuk do dalë i humbur, edhe pse në kushte normale duhet të ishin të siguruara si prona private. Por vendimi i qeverisë për t’ua rindërtuar shtëpinë edhe më të mirë, edhe më të vlefshme, por edhe në një lagje më të urbanizuar, do t’u japë të gjithëve një hipotekë që do vlejë më shumë sesa hipoteka e shtëpisë së vjetër”, tha kryebashkiaku.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës është duke përgatitur të gjithë bazën materiale si për dezinfektimin, ashtu edhe për nevojat e tjera, nëse do të ketë një vendimmarrje për një hapjen e shkollave. “Kurdo që qeveria ta marrë këtë vendim, Bashkia e Tiranës i ka marrë masat. Kjo vlen edhe për shkollat e Kombinatit, edhe për gjitha shkollat e tjera, siç bëmë me kopshtet dhe çerdhet. Në varësi të vendimit, do të përgjigjemi”, theksoi Veliaj.

Mandej, kreu i Bashkisë së Tiranës kërkoi mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të mos abuzuar me ujin e pijshëm. “Dua t’i bëj një apel qytetarëve: vërtet kemi kaluar në 70% të Tiranës me ujë 24 orë, por ama në gusht uji është problematik edhe në Athinë, edhe në Romë, edhe në Berlin, edhe në Londër. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë shtëpi private ose janë në zonat periferike, nuk mund ta përdorin ujin e pijshëm për të vaditur misrin apo tokat. Këtë mund ta bëjnë fare mirë me ujë pusi, nuk ka nevojë të ujisin bahçen me ujin e filtruar, për të cilin investojmë kaq shumë”, kujtoi ai. Veliaj kërkoi solidaritet nga të gjithë banorët e zonave të Tiranës që të mos e përdorin ujin e pijshëm për vaditje. “Ju lutem kujdes, është mall i çmuar, që mezi e kemi vënë në vijë, por në momentin që kemi sjellë ujë 24 orë dhe dikush 24 orë vadit bahçen, sigurisht që dëmton dikë tjetër. Lipset të kemi një sens solidariteti”, apeloi ai.

Veliaj tha se fokusi i Bashkisë së Tiranës është vetëm puna. “Ne si parti kemi zgjedhur të jemi njerëz që flasim me punë dhe vepra, e jo me batuta, ironi e parodi. Gjithmonë vlen shprehja e vjetër: “Njeriut shikoi punën, jo gunën”. E kemi vendosur që fushata jonë të flasë vetëm me punë, punë, punë! Fakti që punët kanë lulëzuar në Tiranë këto 5 vite, ka Ardhur falë të qenit të fokusuar. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë fokusin, ka apo s’ka debate, ka apo s’ka shakara politike; fokusi ynë është puna sepse ajo flet më shumë se çdogjë tjetër. Ndaj, ju uroj punë të mbarë”, përfundoi Veliaj.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, tha se kjo zonë nuk ka parë investime në 30 vite dhe sot po shikohet nga afër se si po investohet. “Shikojmë që bashkia është duke investuar me të gjitha kriteret dhe standardet. Në Kombinat kemi kantiere pune kudo, qoftë për shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, dhe ujësjellësin”, u shpreh Gjylameti. Ajo kërkoi pak më shumë mirëkuptim dhe durim qytetarëve se atë çfarë nuk është bërë në 30 vite ta shikojnë të realizuar në pak muaj tashmë.

Next Post
Brataj: Përse nuk ka për të pasur një valë të dytë të koronavirusit

Paralajmërimi i Brataj: Mos bëni skaner për Covid, do t'ju shfaqet leuçemia pas disa viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In