• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i ‘Qytetit Studenti’, Veliaj: Nga shtyrja e mësimit humbasin studentët

by A R
17/01/2019 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëkohësisht me rikonstruksionin e konvikteve të vajzave, në “Qytetin Studenti” vijon puna edhe për përmirësimin e kushteve në godinat ku jetojnë djemtë. Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, e puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët. “Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Pata një mundësi fantastike të takoj studentët që po e shikojnë vetë dhe në një farë mënyre janë kthyer në inspektorë pune të të gjitha rregullimeve që po bëhen në konvikte. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themeli, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA, pas kërkesës së kryeministrit për të pasur një ndihmë imediate në fillim të vitit”, tha ai.

Për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ashtu si me kopshtet dhe çerdhet, Bashkia e Tiranës po zbaton skemën “adopto një konvikt”, për t’u krijuar studentëve kushte më të mira. Veliaj u bëri thirrje kompanive që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen nismës.

“Jam shumë i lumtur që po shkohet përtej rregullimeve bazë, veshjes me kapotë, që do ulë shpenzimet energjetike, do shtojë kursimet, do mbajë ambientet më të ngrohta dhe më të ventiluara dhe më vjen mirë që kemi arritur në raportin 8 dushe për 30 studentë; pra më pak se 1 për 4, që në fakt është norma e çdo familjeje. Unë besoj se për sa kohë që po ofrohet komoditeti bazë, si në çdo familje modeste shqiptare, them që jemi në përmbushje të këtij misioni. Konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës dhe ne po punojmë me donatorë të huaj, si KFË apo TIKA, por edhe me donatorë shqiptarë, që mund të jenë banka, kompani celulare, siç u bë me çerdhet e kopshtet”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, për t’iu përgjigjur kësaj sfide të re, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me mjedise komode dhe të denja për ta. “Na duhet bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim! Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, që t’i përgjigjet kësaj sfide të re për konviktet, ama na duhet pak bashkëpunim nga studentët, që shkolla të mbarojë kur duhet të mbarojë dhe më pas ne të hyjmë në çdo dhomë, për t’u siguruar që e njëjta cilësi që po punohet jashtë në nyjet sanitare, në dushe e banjo, të jetë në dhomën e gjithsecilit, për të pasur një jetë dinjitoze në Tiranë, si qytetarë të ardhshëm të Tiranës”, u shpreh Veliaj, teksa nënvizoi se të vetmit që humbasin nga vonesat janë vetë studentët.

“Shpresoj shumë që studentët të reflektojnë në ato pak fakultete që nuk po zhvillohet mësim, për të vetmen arsye se na lipset që shkolla të mbarojë në korrik. Nëse mbaron shkolla në korrik, punojmë në gusht, shtator edhe nëpër dhoma. Në të kundërt, të vetmit që humbasin nga vonesa dhe shtyrja e mësimit nuk janë partitë politike, që duan t’i përdorin, por vetëm studentët që do rikthehen në të njëjtat dhoma, siç i lanë”, theksoi Veliaj.

Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr. 1, Anila Shehu paraqiti disa nga ndërhyrjet që do të bëhen në godinën Nr.6 në “Qytetin Studenti”. Ajo tha se brenda dhomave do të ketë sistem ngrohje, panele diellore për ujin sanitar, shërbime ndihmëse në secilin kat, sallë e re leximi etj.

/a.rada

Next Post
Lihet në burg Klement Balili, avokatët: Nuk ka indicie dhe as prova për akuzat

Lihet në burg Klement Balili, avokatët: Nuk ka indicie dhe as prova për akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë një pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë një pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In