Të vegjlit e Kopshtit numër 15 në kryeqytet shumë shpejt do të kenë ambiente me komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për ta. Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e çerdhes. Pasi është hedhur poshtë suvaja e vjetër, punonjësit e Bashkisë kanë nisur izolimin me material special të dyshemesë dhe mureve, për të kaluar më pas në suvatimin, patinimin me fino, dhe lyerjen e mureve.
Për t’i krijuar të vegjëlve të këtij kopshti ambiente më të ngrohta, sidomos tashmë që po afron edhe stina e dimrit, po punohet është për shtrimin e parketit në të gjitha ambientet e katit të parë.
Falë këtij investimi, fëmijët e lagjes ku ndodhet Kopshti nr. 15, nuk do të jenë të detyruar të kalojnë orë të tëra në ambiente të papërshtatshme, ku nuk mungonte as lagështira në mure.Ambiente komode për të vegjlit, nis rikonstruksioni i Kopshtit nr. 15 në Tiranë
Të vegjlit e Kopshtit numër 15 në kryeqytet shumë shpejt do të kenë ambiente me komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për ta. Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e çerdhes. Pasi është hedhur poshtë suvaja e vjetër, punonjësit e Bashkisë kanë nisur izolimin me material special të dyshemesë dhe mureve, për të kaluar më pas në suvatimin, patinimin me fino, dhe lyerjen e mureve.
Për t’i krijuar të vegjëlve të këtij kopshti ambiente më të ngrohta, sidomos tashmë që po afron edhe stina e dimrit, po punohet është për shtrimin e parketit në të gjitha ambientet e katit të parë.
Falë këtij investimi, fëmijët e lagjes ku ndodhet Kopshti nr. 15, nuk do të jenë të detyruar të kalojnë orë të tëra në ambiente të papërshtatshme, ku nuk mungonte as lagështira në mure. /l.m