• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rehabilitimi i shkollës së Lalmit, Veliaj: Ëndrra ime që Tirana të jetë qyteti i mundësive për çdo djalë e vajzë

by Ardit Rada
21/08/2020 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas banesave individuale, Bashkia e Tiranës vijon rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat rurale. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ambasadës Çeke në Tiranë, inspektuan punimet për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare në Lalm, e cila do të jetë një ndërtesë më e madhe, që plotëson të gjitha kushtet për nxënësit, me hapësirë të dedikuar edhe për parashkollorin.

“Jemi në një zonë shumë afër Tiranës, ndoshta 2 km në vijë ajrore nga Kombinati. Nuk është fundi i botës, e megjithatë ndihesh sikur është fundi i botës kur shikon një shkollë, e cila edhe përpara tërmetit ishte amortizuar, e lënë pas dore, e mbushur me lagështirë, pa kapacitetet e nevojshme për sa është rritur zona. Dua të falenderoj të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, por mbi të gjitha kolegët tanë çekë, me të cilët jemi bërë bashkë për këndet e lodrave, për të mbjellë pemë, në ditët e tërmetit me specialistët nga Praga, jemi sërish bashkë teksa ringrihemi”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat më të afërta, ku cilësia si në mjedise, ashtu edhe mësimdhënie është e njëjtë. “Ndodh shpesh që prindërit i trasnferojnë fëmijët me furgonë në shkolla sepse mendojnë se në Tiranën qytet shkollat janë më të mira. Por, në momentin që kushtet rregullohen dhe Portali sjell mësuesit më të mirë këtu, nuk ka asnjë arsye pse fëmijët të harxhojnë kaq shumë kohë nëpër furgonë lart e poshtë. Ashtu siç e ndaluam atë ‘hemorragji’ nga Kombinati që shkonte tek “21-shi” me shkollën e re “Betim Muço”, atë parim do ndjekim edhe në shkollën e Lalmit, e cila është një shkollë dinjitoze që shkon nga 170 në 200 nxënës, futet parashkollori, ka mjedise sportive, bëhen nyjet higjieno-sanitare”, sqaroi Veliaj.

Veliaj shprehu bindjen se Tirana është qyteti i mundësive, ku çdo djalë dhe vajzë mund t’ia dalë me punë. “Nëse i bëjmë shkollat njësoj si në Lalm, si në Laprakë, si në Lanabregas, nuk ka rëndësi nga cila periferi vjen, ëndrra ime është që ky të jetë një qytet ku çdo djalë dhe vajzë ia del me punë dhe përpjekje ëndrrës së vet. Unë besoj se në këtë shkollë do të thuren shumë ëndrra të reja, dhe me shpresë se nga këtu do të vijë elita e Tiranës”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i Ambasadës Çeke, Svatopluk Opela vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe siguroi se nisma të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen. “Pas tërmetit të të vitit të kaluar, Republika Çeke ishte përkrah vendeve që ofruan ndihmë për Shqipërinë. Inxhinierët tanë erdhën në Shqipëri për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës me zbulimin e dëmeve. Bashkëpunimi për këtë shkollë ishte shumë i mirë dhe puna nisi shumë shpejt”, tha ai.

Për herë të parë shkolla e Lalmit do të ketë laborator informatike. Investimi përfshin edhe riorganizimin e hapësirave përreth saj, duke filluar nga hapësirat çlodhëse, vendosja e stolave dhe koshave, ndërtimin e një fushe basketbolli, si dhe asaj të futbollit, që do të mund të përdoren pasdite nga komuniteti.

Next Post
Silva Bino: Ja kush janë tre faktorët që po ndikojnë në rritjen e infektimeve

Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut dhe tregon si llogariten testimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In