• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rehabilitimi i fushave sportive te Liqeni, Veliaj: I japim jetë parkut edhe gjatë natës

by Java News
15/12/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt Parku i Liqenit të Tiranës do jetë edhe një destinacion për të rinjtë e apasionuar pas sportit, veçanërisht ndaj futbollit, basketbollit, volejbollit dhe regbisë. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive dhe pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pas ndërtimit të këndit të lodrave për fëmijë, ky është një tjetër investim i rëndësishëm, i cili i jep edhe më shumë jetë parkut, por krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat.

“Jam shumë entuziast që po vijojmë me një tjetër investim të rëndësishëm në parkun e Tiranës, pjesë e masterplanit tonë. Siç e dini, përfunduam me sukses këndin e lojërave, i cili sot është ndoshta investimi që ka pasur më shumë duk në Bashkinë e Tiranës. Kush është prind dhe ka fëmijë, më jep të drejtë, por besoj se edhe gjyshet e gjyshërit, që e kanë parë çfarë suksesi ka pasur këndi i lojërave, bien dakord se e kemi kthyer në funksion real për qytetin të gjithë hapësirën e parkut të Liqenit. Fundjavat janë plot, po ashtu edhe gjatë orëve të ditës, ndaj besoj se rehabilitimi i fushave sportive për të rinjtë dhe adoleshentët e plotësojnë ofertën që Bashkia e Tiranës ka për rekreacionin, argëtimin dhe kohën e lirë në qytetin tonë”, tha Veliaj.

thumbnail_Veliaj inspekton fushat te Liqeni Artificial (3)

Ai theksoi se për herë të parë në këto fusha do krijohet mundësia për të praktikuar edhe sporte të tjera, përveç atyre tradicionaleve, siç është regbia, ndërsa shtoi se synimi është që parku të jetë i frekuentuar jo vetëm gjatë ditës, por edhe natës, pasi fushat do të jenë të pajisura me ndriçim. “Do të kemi mundësi që për herë të parë të akomodojmë edhe disa sporte të tjera, si regbi. Për të gjithë të apasionuarit pas futbollit, regbisë, basketbollit e volejbollit do të kenë po këto fusha, por të sistemuara, të ndriçuara, të përdorshme 24 orë në 7 ditët e javës, për t’u siguruar që Tirana është një qytet që fokusohet te sporti dhe shëndeti”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës. Ai tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda pak ditëve dhe do të jetë një dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën të gjithë të rinjve të qytetit.

thumbnail_Veliaj inspekton fushat te Liqeni Artificial (5)

Veliaj vlerësoi se tashmë është e provuar se çdo investim që bëhet në sporte apo në projekte, që sjellin aktivitet fizik për qytetarët, është njëkohësisht edhe investim në shëndetësi. “Çdo qindarkë që investojmë në sport dhe argëtimin në natyrë, është një qindarkë e kursyer në shëndetësi, ilaçe dhe spitale. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të ecin më shumë, të pedalojnë, të vrapojnë në park, të luajnë më shumë. Sot, parku i Tiranës është një ndër historitë tona më të suksesshme, është një vend ku ka klube taekuondo, joga, klube të çiklizmit, kanoe, klube të mountanin-bike, të vrapimit e maratonave, regbi, futboll, volejboll e basketboll, ndaj i ftoj qytetarët që teksa bëjmë investime për një jetë të shëndetshme, të marrin vendime të

shëndetshme për vitin 2017! Mezi pres që ta rendisim Tiranën, jo vetëm në qytetin më të pastër, por edhe më të shëndetshëm në rajon”, u shpreh Veliaj. Projekti rehabilitimin e tre fushave sportive ekzistuese për lloje të ndryshme sporti: një futbolli, një basketbolli, dhe një vollejbolli.

ma.me

Next Post
Ja pse Gigi është shumë seksi

Ja pse Gigi është shumë seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In