• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis regjistrimi i armëve të gjahut, Policia: Afati deri më 31 Maj

by A R
23/02/2021 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut dhe sportive që prej vitit 1993. Afati për të regjistruar këto armë është dhënë afati deri më 31 Maj, ku detyra specifike u janë lënë specialistëve të policimit të zonave për të komunikuar me qytetarët të cilët kanë ndryshuar adresat apo kanë emigruar.

Qytetarët në bashkëpunim me specialistët e policimit në zonë kanë afat deri më 31 Maj të regjistrojnë në sistemin elektronik SIMA, armët e gjahut dhe sportive. Kjo fushatë është ndërmarrë për shkak të ndryshimit të adresave por dhe emigrimit të shumë personave gjatë viteve të fundit.

Punonjësit e policisë të cilët janë të ndarë sipas zonave për të regjistruar armët e gjahut, duhet të nisin punën për njoftimin e qytetarëve lidhur me procedurat që duhet të ndjekin për ti regjistruar këto armë. Në rast se policët nuk nisin urgjentisht punën, do të ndëshkohen me masë disiplinore.

Nga momenti i kontaktit me punonjësin e policisë qytetarët kanë afat një javë për të kryer gjitha procedurat, dhe në rast se nuk bëjnë regjistrimet atëherë do të nisë procedura për bllokimin e tyre.

Procedurës së regjistrimit duhet ti nënshtrohen dhe familjarët e personave që kanë humbur jetën dhe kanë pasur armë gjahu në emrin e tyre. Ata duhet të rinovojnë të dhënat pasi në rast se nuk e kryejnë brenda afatit, atëherë do nisin procedurat e sekuestrimit.

Efektivët e policisë kanë për detyrë të evidentojnë personat që janë pajisur me armë gjuetie dhe nuk gjenden në Shqipëri për arsye emigrimi, që u kanë humbur dokumentet, kanë mangësi në regjistrim dhe probleme të adresave.

Lidhur me problematikën e armëve, pak kohë më parë në komisionin e sigurisë, deputetët socialistë kërkuan amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit dhe municioneve. Ky propozim mori dhe pëlqimin e policisë, por u sugjerua që zbatimi i amnistisë të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë, por në një moment të dytë.

/a.r

Next Post
Shkëmbimi sekret për lirimin e një vajze, Izraeli blen vaksina ruse për Asadin

Shkëmbimi sekret për lirimin e një vajze, Izraeli blen vaksina ruse për Asadin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In