• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis Rally Albania 2024, Veliaj 25 kombësi janë bërë bashkë për të dhënë energji pozitive

by A M
09/06/2024 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje nisi ceremonia hapëse e Rally Albania 2024, duke shënuar fillimin e edicionit të 20-të të kësaj gare prestigjioze. Në këtë edicion marrin pjesë mbi 300 garues nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët do të përballen me sfida të jashtëzakonshme në rrugët e panjohura të Shqipërisë.

Ceremonia hapëse u nderua me praninë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha. Veliaj vlerësoi rëndësinë e kësaj gare për promovimin e vendit dhe turizmit sportiv. Ai theksoi se Rally Albania ka arritur të kthehet në një event të përmasave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve dhe profesionistëve nga e gjithë bota.

“Ne kishim një fat të jashtëzakonshëm sepse vjet ishim Kryeqyteti Europian i Sportit, dy vite më parë ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë, dhe vitin tjetër do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Nuk ka një gjë më të mirë që kontribuon te kultura dhe dialogu se sa 25 kombësi që janë bërë bashkë këtu, për të dhënë energji pozitive, duke shkuar nga Tirana në Qeparo, nga Qeparoi në Korçë, nga Korça në Shëngjin dhe pastaj përsëri në Tiranë, sepse siç thonë: Ku ka si Tirona”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, organizatorja e garës, Julinda Dhame, u shpreh entuziaste për këtë edicion, duke theksuar se këtë vit janë mbledhur garuesit më të mirë nga edicionet e mëparshme, çka garanton një spektakël të jashtëzakonshëm. “Kjo garë nuk është vetëm një provë për aftësitë e garuesve, por edhe një mundësi për të eksploruar bukuritë natyrore të Shqipërisë,” tha Dhame.

Edicioni i 20 i Rally Albania do të përshkruajë 1700 kilometra për 8 ditë, ku pjesë e interenarit është Tirana, Qeparo, Korça dhe Shëngjini me plot 280 fshatra që do të mund të” ringjallen” nga zhurma e kampionëve të malit dhe baltës.

Me një përzierje të adrenalinës, aventurës dhe peizazheve mahnitëse, Rally Albania 2024 premton të jetë një nga ngjarjet më të paharrueshme të këtij viti. Me garues nga e gjithë bota dhe mbështetjen e shumë aktorëve lokale, ky event pritet të sjellë emocione të forta dhe të promovojë më tej Shqipërinë si destinacion ideal për sportet ekstreme.

Next Post
E rëndë në Ballsh, ndërron jetë punëtori në një kompani të nxjerrjes së naftës

E rëndë në Ballsh, ndërron jetë punëtori në një kompani të nxjerrjes së naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In