• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis punimet Asambleja e PS, pritet analiza e Ramës për 100 ditët e para

by Java News
06/01/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku po bëhet raportimi për 100 ditët e para të qeverisjes ‘Rama 2’, si dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018. Janë gjashtë pika të rëndësishme që do të diskutohen gjatë Asamblesë së PS, ku mes të cilave është edhe ndryshimi i sekretariateve.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare mbi emrat që lëvizin në selinë rozë, Report Tv referuar fakteve sjell disa nga sekretarët, që pritet të largohen nga kjo detyrë ditën e shtunë.

PS ka gjithsej 8 sekretarë, nga të cilët Report Tv referuar burimeve mësoi se Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, nuk ka asnjë dyshim që të lëvizë.  Bashkim Fino,  Alfred Peza, Musa Ulqini, Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti mund të lenë detyrën.

 Balla: Nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisë

Me largpamësi, kurajo vullnet për krijimin e reformave që kemi nisur. Me ritëm të lartë përballë çdo kundërshtie. Do të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan, por edhe atyre që nuk na votuan. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë, por grupi parlamentar dhe qeverinë. Qeverisja jonë përbëhet nga partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm që mund të ketë suksese vetëm  nëse këto tre pjesë qeverisin në harmoni. E nisim me gjendjen organizative të qeverisë, dua të them se nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisë, madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi. Kohën e nevojshme e kemi përpara, por nëse dielli duket në mëngjes, edhe shumë ditë i mbeten përpara këtij mandati për të përmbushur misionin. Nga 4978 organizata gjithsej, janë zhvilluar mbledhje në 4754. Në objektivat e këtij viti organizimi i grave do jetë kryesor. Kanë përparësi qarqet Korçë, Fier, Kukës. Duhet punë e veçantë me pikësynime të qarta për anëtarësimet e reja në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm. Në bazë të ndarjes së re territoriale janë ngritur 400 këshilla socialistë, janë konsistuar 323, kur të tjerët në proces konstituimi. Është treguar kujdes për moskandidimin e kryetarëve që patën rezultate të ulëta nga zgjedhjet e kaluara. 47 bashki kanë dërguar listat me përbërjen e re të të gjithë këshillave socialistë. Brenda shkurtit 2018 do të zhvillohen të gjitha zgjedhjet e reja në parti për kryetarët e rinj. Deri tani është zgjedhur kryetari në Përmet dhe do të zgjidhen edhe kryetarët e tjerë.

Seanca e fundit do mbahet mend si një seancë që dëmtoi Shqipërinë. Ndjesë të gjithë shqiptarëve, por dhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen e përpjekjes së bllokimit të reformës në drejtësisë. Shqipëria nuk meriton çizme në ajër dhe as dhunë. Deputeti më i padisiplinuar largohet nga foltorja sapo bie gongu, rregulli po vendoset edhe në financat e Kuvendit. Detyra e vetme e parealizuar e Kuvendit ishte miratimi i Kodit Etik, që do miratohet në javët e para të sesionit që nis. Brenda shkurti nuk do të ketë më justifikim për asnjë deputet socialist që nuk ka një zyrë të tijën në të gjitha bashkitë e vendit. Synojmë bashkëpunimin mes palëve, në funksion të përmbushjes së detyrimeve. Në përfundim të 300 ditëve të para të qeverisjes palët e marrëveshjes do analizojnë punën, mes grupit-partisë-qeverisë.

Zgjedhjet e 2019 janë 17 muaj larg. Për ne është viti i organizimit elektoral për fitoren e zgjedhjeve lokale. Dua të jetë e qartë për kryetarët e bashkive, që secili duhet të jetë në krye të procesit qeverisës, por edhe shërbëtorë të qytetarëve. Nuk ka njohur Shqipëria më parë një program si bashkëqeverisja me qytetarët. Nuk ka asnjë bashki ku nuk ka vend për përmirësime të mëtejshme në nivel vendor, në radhë të parë te shërbimet. Do përmirësojmë shërbimet në kohë dhe cilësi.

Kemi disa ndryshime në strukturën e sekretariatit. Jo gjithë grupi i tyre ka punuar me efikasitetin e plotë. Sekretariatit t’i jepet një mundësi e dytë, si dhe të propozojmë dy detyra të reja: Sekretariati për Marrëdhëniet Ndërkombëtare t’ia besojmë Teuta Voda, Bledi Çuçi Sekretari për çështje zgjedhore. Blerina Gjylameti, dua të vazhdojë detyrën për Sekretare elektorale. Gramor Ruçi anëtar i kryesisë së partisë. 

 

Next Post
Ligji i ri, 3 format e kompensimit të pronarëve, hapat që duhet të ndiqni

Agjencia e Trajtimit të Pronës: Ish pronarë, dokumentet që ju duhen për të marrë dëmshpërblimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In