• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për lagjen e re në Vaqarr, Rama e Veliaj tregojnë ku do sistemohen familjet e prekura nga tërmeti

by Java News
16/12/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-poligoni i vjetër i Vaqarrit do jetë një nga lagjet e reja të Tiranës, ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth, që iu janë prishur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot hapesiren ku do të ngrihet kjo lagje e re, e cila ka një sipërfaqe mbi 4 hektarë dhe që është në pronësi të shtetit.

Kryeministri Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja.

“Për të gjithë bëhet më mirë. Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozicion të banorëve. Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin. Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën shëndetësore. Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin. Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro. Nga kjo duhet të dalim te gjithë më mirë, familje, komuniteti”, tha Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se toka që është programuar për ndërtimin e kësaj lagje të re është në qendër të Vaqarrit dhe ofron akses në të gjitha institucionet shëndetësore dhe ato arsimore: shkolla, kopshte e çerdhe.

“Këtu është qendra, është në zemër të Vaqarrit, pra njësia administrative, shkolla, kopshti rrethohet e gjitha me shërbime. Kjo është rruga qendrore, që lidhet me Ndroqin dhe Pezën. Praktikisht, ne krijojmë një stil amerikan, ku ka një hapesirë të gjelbër në mes, një qendër komunitare për aktivitete të ndryshme, për ndonjë çerdhe, kopsht, mensë apo diçka e tillë, dhe të çiftuara dyshe-dyshe arrijmë të akomodojmë 35 familje nga 43 të prekura në gjithë Vaqarrin administrativ. Pra bëhet fjalë për një banesë monofamiljare, që akomodon familjen bazë, ka një verandë të vogël dhe një pjesë bahçe mbrapa”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe në disa fshatra të tjera të Tiranës, si në Baldushk, Mustafakoç, apo Pezë, ku gjithashtu banorët do strehohen në shtëpi të reja, duke patur edhe ekonominë e tyre afër. “Të njëjtën gjë kemi bërë në Baldushk, pra kemi gjetur edhe atje një vend tjetër, në Mustafakoç ku ishte edhe koncentrimi më i madh i shtëpive dhe kemi edhe tre hapësira në Pezë”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai shtoi se në të gjitha këto lagje do ketë dhe një qendër komunitare, kryesisht për kujdes ndaj të moshuarve. /e.s/

Next Post
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Çdo gojëpërdalë, nuk mund të jetë gazetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In