• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nis puna për hekurudhën Shqipëri-Greqi/ Projekti do të kushtojë 840 milionë dollarë

by Java News
02/02/2022 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke dhe shqiptare të transportit njoftuan të mërkurën fillimin e punës paraprake për ndërtimin e hekurudhës midis Greqisë dhe Shqipërisë duke shpallur tenderin për studimin e fizibilitetit për seksionin Krystallopigy- Pogradec.

Një konsorcium greko -shqiptar i përbërë nga enti grek që menaxhon hekurudhat (OSE), kompania greke që zbaton projekte të Bashkimit Europian (ERGOSE) dhe Ministria shqiptare e Transporteve kanë shpallur kriteret që duhet të përmbushë studimi për seksionin hekurudhor “Krystallopigy – Pogradec”, me një gjatësi totale prej rreth 130 km brenda territorit grek dhe shqiptar.

Studimi pritet të vlerësojë burimet aktuale në terren në të dy anët e kufirit për zbatimin e projektit, qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe financiare të kësaj hekurudhe dhe ndikimet e saj në transportin e pasagjerëve edhe mallrave.

Për kryerjen e studimit, financimi prej 85% është siguruar nga Bashkimi Evropian dhe 15% nga burimet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Studimi deri në përgatitjen e kontratës pritet të zgjasë pesë muaj.

Të dy vendet presin mbështetjen financiare të Bashkimit Europian për zbatimin e projektit i cili vlerësohet paraprakisht në kapë shumën mbi 840 milionë dollarë, nga të cilat 720 milionë investim në anën greke dhe rreth 120 milionë investim në anën shqiptare.

Projekti i linjës hekurudhore Greqi -Shqipëri garanton në sejcilin shtet lidhjen me rrjetin e brendshëm hekurudhor. Por në anën shqiptare, vija hekurudhore Librazhd –Pogradec, aktualisht nuk është në funksionim.

Sipas një vlerësimi të Entit të Hekurudhave shqiptare, vija hekurudhore nga Durrësi deri në Pogradec do të kërkonte një investim prej rreth 200 milionë dollarë për rehabilitimin e saj.

Edhe rrjeti i brendshëm hekurudhor shqiptar, mbi 420 kilometëra i gjatë, është në gjendje të mjerueshme, mbi 80% i amortizuar, sipas vlerësimeve zyrtare dhe funksionojnë vetëm disa linja kryesisht për transportin e mallrave.

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2020 përmes linjave hekurudhore lëvizën rreth 18 mijë pasagjerë dhe 630 mijë tonë mallra, nga rreth 76 mijë pasagjerë dhe 199 mijë ton mallra që kishin lëvizur në në vitin 2018.

Shtatë vite më parë, qeveria dha me koncesion linjat hekurudhore Fier – Vlore dhe Fier – Ballsh, të cilat ende nuk janë vënë në funksion për pasagjerët, ndërsa vitin e shkuar nisën punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës./VOA

g.kosovari

Next Post
Duka komenton ‘Foltoret’ e Berishës: Tërheqja e tij, gjëja më fisnike që mund të bëjë

"Nuk e di kë do mbështes në Durrës"/ Agron Duka: Ishim të çorientuar për të bërë aleanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In