• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë, Veliaj: Investimi më i madh në ujësjellës në 20 vite!

by Java News
16/01/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka hyrë në një epokë të re të furnizimit me ujë. Falë performancës së mirë të UKT-së dhe ndihmës nga BERZH-i, Bashkia e Tiranës ka nisur investimin më të madh në 20 vitet e fundit në ujësjellës, për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të UKT-së, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen për rritjen e kapacitetit filtrues të Bovillës, ndërsa theksoi se ky investim i përgjigjet zhvillimit demografik që ka pësuar Tirana në afro dy dekada.

“Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës. Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës. Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë. Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë”, tha Veliaj.

Nisja e këtij investimi, për kryebashkiakun e Tiranës shenjon nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë në 5 vjet. “Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t’u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar”, tha ai kryebashkiaku.

Investimi do të kryhet në dy faza, ku njëra prek rritjen e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë, çka krijon mundësinë që UKT të ketë më shumë ujë për të shpërndarë në rrjet. “Fillojmë menjëherë punën, fillimisht me impiantin, për ta çuar deri në dyfish sasinë e ujit që filtrohet, dekantohet, sterilizohet, dezinfektohet në këtë impiant. Nga shtimi i këtij impianti do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishit, zona e Astirit, zona e Unazës së Re, dhjetëra pallate që kanë ardhur aty kohët e fundit, e që kanë qenë më parë në Komunën e Kasharit. Megjithatë, vetëm një pjesë e furnizimit me ujë i mjafton Yzberishit, pjesa tjetër do shkojë për Kombinatin, për Laprakën, edhe për Kodër-Kamzën. Pra, ‘Tirana – Qytet’, ‘Tirana e vjetër’, do të jetë gjithashtu përfituese e këtij projekti”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, faza e dytë parashikon nisjen e punës për shtrimin e një rrjeti të ri të transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, ku përfituesit kryesor do jenë kryesisht zonat fundore të Tiranës, si zona e Astirit dhe Unazës së Re. “Faza e dytë, ka të bëjë me një linjë të dedikuar transmetimi. Për këdo që ka kaluar mes Paskuqanit dhe Kamzës, për të ardhur në impiantin e Bovillës, e ka parë sesi linja e vjetër, është kthyer në një kulluese makaronash. Nuk dua t’i hyj sesi u abuzua me ujin dhe sesi u përçudnuan rrjetet e transmetimit, të njëjtën histori Shqipëria kaloi edhe me energjinë, por ajo që di të them është se do të kemi një linjë të re transmetimi që nuk mund të shpohet, që nuk mund të aksesohet nga vandalët që duan të vjedhin ujin. Kjo linjë e dedikuar do të shkojë nga këtu direkt në Yzberisht, për të furnizuar të gjithë atë pjesë të re të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se puna në Bovillë synohet të përfundojë brenda verës, ndërsa ajo për linjën e re të dedikuar brenda vitit. “Me impiantin që dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht, e zgjidhim përfundimisht problemin e ujit dhe 2019-ta do të jetë një vit suksesi. Deri në verë përfundojmë punimet me impiantin dhe deri në fund të vitit përfundojmë të gjithë linjën e transmetimit, që sigurohemi që ky vit shënon fundin e krizave që kemi pasur me ujin”, vijoi Veliaj. Ndërsa theksoi se Tirana është një nga qytetet që ka çmimin më të ulët të ujit në vend, ftoi qytetarët që të tregohen kursimtarë me ujin./a.meta

Next Post
Bullgarët blejnë Telekomin për 50 milionë euro, mes aksionerëve edhe një shqiptar

Bullgarët blejnë Telekomin për 50 milionë euro, mes aksionerëve edhe një shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In