DURRËS
Sërish protesta në Durrës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi.
Me thirrjet “Jo dhunës policore”, “Rama ik” dhe pankarta “Unë jam Klodiani”, ata kanë shkuar në Policinë e Durrësit. Protestuesit kanë bllokuar rrugën “Aleksandër Goga” duke bllokuar qarkullimin. Forcat e policisë janë të pranishme, por nuk ka ndërhyrje.