Nga sot nis procesi i vettingut për 39 kandidatët që aspirojnë të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të hetimit e cilësuar si FBI-ja shqiptare.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Aplikantët kishin afat deri më dy dhjetor për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, të plotësuar.
Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.
g.kosovari