• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis procesi gjyqësor i Gjin Gjonit kundër 4 gazetarëve të BIRN, përfaqësuesit e SHBA s’lejohen në gjyq

by Java News
05/07/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjyqtari Astrit Faqolli, ka hapur procesin gjyqësor me paditës gjykatësin e Apelit Tiranë Gjin Gjoni, gruan e tij Elona Çaushi dhe dy gazetarët Aleksandra Bogdani, Besart Likmeta dhe qendrën e rrjetit Ballkanik Investigativ BIRN.

Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët.

Në seancën e sotme, dy avokatët e paditësve Gjoni dhe Çaushi, lexuan kërkesë padinë e tyre kundër gazetarëve dhe i vunë në dijeni gjykatës, disa prova shkresore, duke përfshirë disa formularë të deklarimit të pasurisë së gjyqtarit Gjoni, çertifikatën e martesës mes çiftit Gjoni-Çaushi dhe një sërë prova të tjera, duke përfshirë dhe tre shkrimet investigative të dy gazetarëve. Shkrime këto që gjyqtari Gjoni dhe gruaja e tij Çaushi, i cilëson si të pavërtetë dhe që i kanë sjellë dëme dhe pagjumësi.

Seancën e parë gjyqësore, kishin shfaqur interest ta ndiqnin nga afër përfaqësues të misionit të EURALIUS në Tiranë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Këshillit të Europës në Tiranë dhe organizatës “Civil Right Defenders”.

Por pavarësisht interesit të madh të tyre, askush nga përfaqësuesit, nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit, kjo për shkak se gjyqtari Astrit Faqolli,ka vendosur që seancën gjyqësore ta zhvillonte në ambientet e zyrës së tij. Në këto kushte sipas tij, perimetri i vogël i zyrës, nuk mundësonte futjen të të gjithë përfaqësuesve të huaj. Për pasojë ata janë urdhëruar të dalin jashtë, duke vijuar seancën gjyqësor vetëm me palët në këtë proces gjyqësor. Por në këtë moment ka ndërhyrë përfaqësuesi i misionit EURALIUS në Tiranë, duke e pyetur gjyqtarin Faqolli nëse séance ishte e hapur apo jo për publikun. Faqolli i është përgjigjur se seanca është e hapur, por nuk mund të futen për shkak të kushteve që gjyqi po zhvillohet në zyrë dhe jo në sallë normale gjykimi. Fill pas kësaj, gjykata ka dëgjuar pretendimet e avokatit Ledio Braho që mbron interesat e Gjin Gjonit. Pas kësaj avokatët aparaqitën dhe një sërë provash shkresore. Avokati i BIRN, Dorian Matlia, përpara mbylljes së seancës së parë gjyqësore kërkoi që seancën e radhës procesi të zhvillohet në një sallë normale, për shkak të interesit të madh dhe lejimit të kamerave.Gjyqtari Faqolli pranoi kërkesën e avokatit Matlia, duke caktuar seancën e radhës gjyqësore në 12 shtator në orën 10:00 në sallën nr,18.
Ndërkohë në dalje të zyrës së gjyqtarit, njëri nga avokatët e Gjin Gjonit ironizoi gazetarët, duke pohuar se “…ju që e doni shumë Amerikën, aq sa lejohen në Amerikë kamerat aq do lejohen edhe këtu…”.

Tre shkrimet e denoncuar
Bashkëshortët Gjoni dhe Çaushi ankohen për tre shkrime të publikuara nga BIRN.
Shkrimi i parë: “Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit“ me autor Besar Likmeta, u publikua më 14 korrik 2016 dhe përshkruan hetimet e prokurorisë të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe vendimeve gjyqësore përkatëse, të cilat e mbyllën çështjen fillimisht në Prokurori dhe më pas  përmes dy vendimeve gjyqësore.
Pretendimi i dytë i Gjykatësit Gjoni dhe bashkëshortes së tij lidhet me shkrimin Rihapet dosja e Gjin Gjonit, por gjyqtari mbrohet me vendim gjykate, publikuar në Reporter.al më 31 janar 2017.
BIRN raportoi në këtë shkrim mbi veprimet e Prokurorisë së Elbasanit si dhe dokumenteve të dosjes hetimore të marra përmes një kërkese për të drejtë informimi.
Pretendimi i tretë lidhet me shkrimin “Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri; lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri” me autore Aleksandra Bogdani, publikuar më 19 korrik 2016. Shkrimi analizon pasurinë e disa prej gjyqtarëve të Apelit, sipas deklaratave të pasurisë të dorëzuara  prej tyre pranë ILDKPKI. Në padinë e tij, Gjoni dhe bashkëshortja e tij pretendojnë se paragrafe të veçanta të shkrimeve të mësipërme “servirin informacion të pavërtetë”.

Gjoni Padi edhe dy gazetarëve të Shqiptarja.com
Gazeta Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno e Adriatik Doçi janë thirrur nga paditësit Gjoni dhe Elona Çaushi me pretendimin se raportimet e tyre mbi pasurinë e familjes në fjalë dhe mbi hetimet e vendimet gjyqësore mbi këtë pasuri nën dyshimet për pastrim parash e falsifikim, përbëjnë cenim të nderit dhe personalitetit. Gjyqtari Gjoni kërkon dëmshpërblim 20 milion lekë nga gazeta Shqiptarja.com dhe 10 milion per secilin nga dy gazetarët e paditur.

ma.me
Next Post
VIDEO/ Meshkujt u fshehën, kjo femër largoi pitonin e rrezikshëm nga rruga…

VIDEO/ Meshkujt u fshehën, kjo femër largoi pitonin e rrezikshëm nga rruga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In