“Textile, Fashion Façon Expo” është panairi më i ri që merr jetë në Muzeun Kombëtar duke nisur nga sot pasdite e deri më datë 6 qershor.
Nuk është vetëm panair teknologjie dhe fasonerie, por edhe një pasarelë mode.
Në Textile, Fashion Façon Expo do të gjejnë veten aktorët kryesore të industrise së tekstilit, modes dhe fasonit, konfiguaruar në Pavijonet:
- Pavijoni i Fasonit dhe Ndërmarrjeve Prodhuese “Made in Albania”
- Pavijoni i Shtëpive të Modës dhe Stilistëve
- Pavijoni i Arsimit Profesional; Ofrues të Lëndës së Parë dhe Teknologjisë
- Përpunues të Lëkurës dhe Këpucëve
- Arredimit dhe Home Textile
- Altari i Përsosmërisë “Si Nuse”
- Kolazhe Sfilatash
- Show Kërcimi
- Teatër Pantomimash
- Koncerte Live









