• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nis një ngritje e fuqishme”/ Meta flet për presidentin e zgjedhur dhe tregon çfarë do të bëjë pas 25 Korrikut

by
22/06/2022 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme për pasardhësin në postin e presidentit Bajram Begaj. Ai deklaroi se ai i ka të gjitha mundësitë për të përmbushur me sukses dhe dinjitet detyrën e presidentit e republikës.

“Nuk kam asnjë koment. I uroj suksese, sikurse e kam bërë këtë gjë publikisht  dhe personalisht. Mendoj se i ka të gjitha mundësitë, për të përmbushur me sukses dhe me dinjitet detyrën e Presidentit të Republikës, duke respektuar gjithmonë edhe profilin e tij.

Presidenti i Republikës është një Institucion, ku pavarësisht se janë shumë kompetenca të qarta, gjithë secili i jep individualitetin e tij këtij Institucioni, përmes të veçantave që ka sipas profilit, backgroundit dhe natyrës”, tha Meta në Fax News.

Ai deklaroi se ka bindjen se demokracia do të rivendoset në Shqipëri më fortë se kurrë ndonjëherë me themelet më të shëndosha.

“Këtu gjithçka që prodhohet nga regjimi, është për të dekurajuar njerëzit, që nuk ka shpresë, që të gjithë të nënshtrohen, që të gjithë të pranojnë shkeljen e të drejtave të tyre. Dhe e gjitha kjo mendoj është një propagandë, për të cilën ka vetëm një përgjigje, pesimizmi është humbje kohe.

Unë jam i sigurt që demokracia do të rivendoset në Shqipëri, më e fortë se ka qenë ndonjëherë dhe në themelet më të shëndosha që ka ekzistuar ndonjëherë më parë. Jam i bindur që populli shqiptar  do të ketë shumë shpejt mundësinë dhe të drejtën të ushtrojë sovranitetin e vetë përmes referendumeve dhe jo përmes këtyre këshillimeve, sondazheve qesharake, të cilat flasin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë as pa sy, as pa gojë, as pa vesh, as pa duar që të mos flasin vetë. Do të vij shumë shpejt momenti që ata do të flasin vetë”, tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi se nga data 25 Korrik do të jetë në një udhëtim të ri për të takuar të gjithë bashkëpunëtorët për një Shqipëri më të mirë.

“Unë do të jem në një udhëtim të ri nga data 25 Korrik. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe do të kemi kohë t’i takojmë të gjithë, të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten e tyre, por në veçanti për fëmijët e tyre dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë neve.

Pasi vendi ka bërë hapa serioz pas, në të gjitha aspektet. Tani po vjen momenti i një ri, një ngritje e fuqishme dhe e pandalshme”, deklaroi presidenti

/e.d

Next Post
Kanabis dhe pushtet! Si u përfshinë në trafik droge truprojat e Saimir Tahirit

Kanabis dhe pushtet! Si u përfshinë në trafik droge truprojat e Saimir Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In