Kreu i PD-së Sali Berisha do të jetë sot pjesë e një marshimi të të rinjve demokratë në nderim të Lëvizjes Studentore 1990.
Sipas PD-së, në orën 11:00, në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.
Marshimi do të nisë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë. Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Prof Dr. Sali Berisha.