• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i rrugëve të brendshme te Liqeni Artificial, Veliaj: Punojmë edhe në verë

by A R
03/07/2017 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur punën për ndërtimin e rrugëve lidhëse ndërmjet pikave të reja të krijuara, si fushat multisportive, këndi i ri i forcës, etj.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen dhe theksoi se të gjitha agjencitë e Bashkisë do të jenë në terren gjatë gjithë verës për t’u siguruar që qytetarët në shtator të kenë një ambient sa më dinjitoz për të kaluar kohën e lirë. “Pavarësisht investimeve tona në parkun e Farkës, në parkun e Kasharit, le të themi kurora e gjelbër e Tiranës, Parku i Liqenit vijon të jetë më i frekuentuari nga qytetarët. Në rrugët e brendshme të tij nuk është ndërhyrë që nga vitet ‘60-70, çka ka bërë që me gjithë investimet që ka bërë Bashkia, të përdoret vetëm 10% e territorit të parkut. I gjithë investimi në rrugët e reja, të brendshme dhe lidhëse me pjesët më interesante të parkut, do të zgjasë vetëm dy muaj. Në fund të verës i gjithë parku do të jetë i vizitueshëm”, tha Veliaj.

 Duke theksuar se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë maksimalisht periudhën e verës për të përfunduar disa nga investimet e saj, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës për shqetësimin që mund të krijohet si pasojë e punimeve. “Siç po punojmë këtu, po punojmë në çdo cep të Tiranës, nga Kinostudio në Kombinat. Dua t’u kërkoj qytetarëve pak durim. Ne shfrytëzojmë maksimalisht muajt e verës, duke qenë se është muaji me më pak trafik, një pjesë e qytetarëve janë jashtë Tiranës për pushime, ndaj është periudha ideale kur mund të bëjmë shumë prej punëve publike. Kërkoj mirëkuptim, një ulje të trafikut në shumë prej lagjeve të Tiranës gjatë natës, që mjetet e rënda të kenë mundësi të lëvizin lirshëm e të mbarojmë punë sa më shpejt”, tha ai.

 Me ardhjen e stinës së mbjelljeve, bashkia do të rinisë punën për mbjelljen e 50 mijë pemëve të reja në të gjitha parqet, për t’i dhënë jetë projektit të Pyllit Orbital. “Në Farkë, tek liqeni i Tiranës, në Kashar, nga shtatori e tetori do të fillojmë mbjelljet, ku sërish këtë vit kemi planifikuar 50 mijë pemë të reja vetëm në hapësirën e parqeve për të nisur gjurmët e para të pyllit orbital, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për t’u siguruar që merr jetë një ndër projektet tona madhore të planit urbanistik. Këto investime konkrete, këto mbjellje konkrete, parqe konkrete, janë ato që e bëjnë diferencën dhe jo histeria kolektive e atyre që s’kanë mbjellë asnjë pemë, që s’kanë bërë asnjë investim konkret”, u shpreh Veliaj, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të fokusohen tek investimet e prekshme për ta.

 Veliaj u ndal edhe tek çështja e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit në këto ditë të nxehta dhe të një periudhe thatësire të zgjatur që ka prekur të gjithë Europën. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm, ndërsa premtoi marrjen e të gjitha masave për disiplinimin e abuzuesve. “Jemi në një situatë jo të lehtë sa i përket gjendjes së ujit të pijshëm. Është një situatë e cila ka prekur një pjesë të madhe të Italisë, Ballkanit dhe nuk jemi të vetmit, e po kështu si këto vende të Evropës Perëndimore, edhe ne po aplikojmë të njëjtat praktika, të konservimit të ujit të pijshëm dhe të disiplinimit ndaj abuzuesve. Çdo pikë uji që mund të konservojmë është e dobishme, por do të jemi radikalë kur vjen puna për të disiplinuar ata që me ujin e çezmës lajnë makinat, tapetet, freskojnë rrugën apo vadisin bahçen, që fare mirë mund të bëhen me ujë pusi siç janë bërë historikisht në Shqipëri”, theksoi kreu i Bashkisë.

 Ndërtimi i rrugëve të brendshme të parkut pritet të lehtësojë aksesin e shërbimit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij. Investimi parashikon rikonstruksionin e rrugëve ekzistuese të cilat janë amortizuar ndër vite. /b.d

Next Post
Ndryshimet në portë, 44 milionë euro për Navas, Donnarumma te Real

Ndryshimet në portë, 44 milionë euro për Navas, Donnarumma te Real

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Del VIDEOJA/ Pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

January 13, 2026
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm, Balluku: Mbajtëm premtimin

“Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen

January 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In