• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis ndërtimi i shkollës së re profesionale në Lezhë, Klosi vendos tullën e parë

by
16/06/2015 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lezha do të ketë shumë shpejt një shkollë të re të mesme profesionale, e cila do të përmbushë kërkesat e të rinjve të zonës për një formim që i përgjigjet tregut të punës dhe standardet më të mira europiane të mësimdhënies. Në prani të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, deputetes së zonës Monika Kryemadhi, kanë nisur sot punimet për ndërtimin e godinës së re të shkollës “Kolin Gjoka”, e cila do ketë një kapacitet për rreth 650 nxënës. Në mënyrë simbolike punimet i ka nisur ministri Klosi, i cili ka vendosur edhe tullën e parë të kësaj ndërtese të re.

 

Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri Klosi e ka quajtur këtë shkollë, si investimin më të mirë që qeveria shqiptare bën në drejtim të kualifikimit të të rinjve, për t’i përgatitur ata me dijet dhe profesionet që ka më shumë sot nevojë tregu i punës. “Ndjekin realisht kërkesat e punës në gjithë zonën e zhvilluar të kësaj treve dhe kemi tashmë kurse të cilat do të jenë dhe fleksibël. Ne do të përgatisim atë çfarë tregu i punës do”, – tha ministri Klosi në fjalën e vet.

 

Më tej, ai shtoi se vendi më shumë se sa për vende pune, ka nevojë për të rinj të përgatitur, që mund t’i përshtaten vendeve të veçanta të punës. Për këtë qëllim, ministri Klosi, theksoi se qëllimi është që të barazohet raporti mes arsimit të mesëm profesional dhe atij të mesëm të përgjithshëm. “Kërkesa apo objektivi jonë është që të shkojmë në një masë 50 për qind me 50 për qind. Sot jemi në fakt akoma larg këtij objektivi, por të kemi 50 për qind të fëmijëve që të shkojnë në shkollat e mesme të arsimit profesional dhe 50 për qind në arsimimin e përgjithshëm”, u shpreh Klosi.

 

Ai ka bërë të ditur se qe qeveria është e vendosur që ta mbaj premtimin për të hapur 300 mijë vende pune. “Ne kemi një kërkesë shumë të madhe tashmë për vende pune dhe ne po punojmë shumë si qeveri që të realizojmë projektin tonë më të madh, premtimin tonë më të madh dhe elektoral atë të punësimit. 300 mijë vende të reja pune do jetë një premtim që ne do ta realizojmë së bashku me përpjekjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, së bashku me përpjekjen e biznesit shqiptar, së bashku me përpjekjen e kolektivave të shkollave profesionale”, – tha Klosi.

Next Post

'A e dini se?', ja 37 kuriozitetet më të mëdha të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In