• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i rrugës së re te Komuna e Parisit, Veliaj: “Investime kapilare në çdo lagje; rrugët e reja me korsi për biçikletat”!

by Java News
09/08/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rehabilitimit të hyrjes dhe ndërtimit të rrethrrotullimit në Rr. “Medar Shtylla”, çka lehtësoi trafikun në gjithë Komunën e Parisit, Bashkia e Tiranës ka nisur një rruge të re që i jep më shumë frymëmarrje një prej zonave më të mëdha të qytetit. Rruga e re do të lidhë rrethrrotullimin e ri me Rr. “Robert Zhvarc” dhe mundëson kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve në drejtim të zonës së njohur si ish stacioni i fundit i “Tiranës së Re”. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këtë segment të ri, ndërsa theksoi se Komuna e Parisit po pajiset me të gjithë infrastrukturën e duhur urbane për të qenë një lagje model.

“Filluam me Unazën e Re, pra një aks nga Shkolla Teknologjike, Fabrika e Miellit dhe deri në Farkë, që sistemon të gjithë ata që janë tranzit nëpër këtë zonë. Më parë i gjithë ai trafik shkonte mes përmes Komunës së Parisit. Vazhduam pastaj me hapin e dytë, sistemimet nëpër lagje. Siç e dini, rrethrrotullimi i madh i Komunës së Parisit dhe rrugët me sens unik e kanë bërë një mini-unazë të gjithë këtë lagje, duke qetësuar trafikun midis autostradës dhe stadiumit “Dinamo”. Ndërkohë, tani po hyjmë në nivel kapilar, në çdo lagje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se si në çdo investim tjetër, edhe ky segment do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat. “Ka qenë angazhimi ynë që investimet e reja, nga tani e tutje të jenë të pajisura me korsi të dedikuara për biçikletat. Kemi parë një rritje të jashtëzakonshme, shumë inkurajuese, të biçikletave në Tiranë, ndaj do të vazhdojmë me këtë frymë. Nëse trafiku përshtatet për biçikletat, do të kemi më shumë biçikleta. Nëse trafiku është vetëm për makinat, do të kemi më shumë makina. Pra, secili prej nesh merr trafikun për të cilin planifikon dhe për të cilin ndërton”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës po shfrytëzon periudhën e verës, kur edhe qytetarët janë larguar me pushime, për të vijuar me një intensitet më të lartë punimet në një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. “Po kalojmë gjithë verës me forca të shtuara në terren, qofshin ato të bashkisë apo të kontraktorëve, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet e tyre në shtator, para se të fillojë viti i ri shkollor, punët publike të kenë mbaruar”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në këtë vit të fundit të mandatit të parë do të ketë një vëmendje të shtuar që investimet të shtrihen në çdo lagje të Tiranës dhe në zonat rurale. “Do të kemi një sprint në këtë vit të fundit të mandatit tonë të parë, por unë besoj se diferenca, qoftë edhe në këtë lagje, është si dita me natën me atë që trashëguam. Sigurisht, e mira nuk ka fund, ndaj edhe do të fokusohemi që tani që kanë mbaruar akset kryesore, vëmendja më e madhe të jetë në zonat informale, në zonat periurbane dhe sidomos në zonat rurale”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re që do të lidh Rr. “Tish Daia” me “Robert Zhvarc” shtrihet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Njësinë 5. Rruga fillon nga rrethrrotullimi në Rr. “Medar Shtylla” dhe përfundon në kryqëzim me rrugën “Robert Zhvarc”. Rruga ka një gjerësi prej 23.5 m, ndërsa do jetë e pajisur në të dy krahët me korsi të dedikuara për biçikletat. /ma.me

Next Post
Rënia e euros, Berisha: Fajin s’e ka Saliu, por… turistët!

Berisha s'ia përmend më emrin Thaçit: Korrigjimi i kufijve Kosovë- Serbi vepër e Edi Ramës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In