• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i këndit të forcës në Parkun e Liqenit, Veliaj: Fituam betejën me llotot

by A R
30/09/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që preferojnë natyrën për të vrapuar apo për t’u ushtruar fizikisht kanë një tjetër hapësirë të dedikuar në kodrat e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur ndërtimin e këndit të tretë të forcës në këtë park, i cili më së shumti i kushtohet profesionistëve që gjithashtu preferojnë natyrën për t’u stërvitur apo për të mbajtur trupin në formë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi investimin si një tjetër dëshmi e politikës për promovimin e sportit dhe jetës së shëndetshme.

“Jam shumë i lumtur që në prag të Maratonës së Tiranës (15 Tetor) po shtojmë terrenet sportive në qytet. Kjo është një zonë e parkut të liqenit, ku fillimisht u ndërhy për të prishur një pjesë të madhe të kafeneve, pranë universitetit të Gjeologji-Minierave, e cila frekuentohet kryesisht nga sportistët elitarë; pra, nëse pjesa jugore e parkut është më e frekuentuar nga amatorët, këtu vijnë kryesisht ekipe sportive të cilat bëjnë trajnim profesionist, do të thotë që kanë nevojë për paralele, për mjete të tjera të forcës dhe besoj që zëvendësimi i kafeneve me terrenet sportive, është një investim në drejtimin e duhur të Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te evenimenti më i madh sportiv, Maratona e Tiranës që zhvillohet më 15 Tetor, Veliaj theksoi se deri më tani ka patur një interesim shumë të madh nga sportistë dhe jo vetëm, për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e garës. “Jam shumë entuziast që kemi pasur një rekord të regjistrimeve për Maratonën e Tiranës, vetëm të huaj kemi mbi 1000 vetë që do të vijnë nga Afrika e Largët, Amerika Latine, Europa po e po, por edhe nga Azia. Kjo do të thotë që është inkurajim akoma më i madh për ata vrapues dhe për ata që përqafojnë jetën e shëndetshme në Shqipëri”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e maratonës, të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u regjistruar dhe për të konkurruar në një garë që tashmë njihet zyrtarisht nga institucionet ndërkombëtare të atletikës, por edhe për të promovuar një jetë të shëndetshme nëpërmjet sportit. “U them të gjithëve, nxitoni, nxitoni, regjistrimi është online, një mënyrë jo detyrimisht për të marrë medalje. Disa vrapues, si puna ime, nuk pretendojnë medalje, por besoj që është një mënyrë se si inkurajojmë jetën e shëndetshme në qytet dhe prej sebepit të maratonës është shtuar frekuentimi në parkun e liqenit dhe si reciprocitet, parku i liqenit dhe administrata e APR po shton ofertën për të gjithë ata që duan të trajnohen e të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë. Kemi filluar ofensivën ndaj kafeneve e bingove dhe për herë të parë kemi një bilanc pozitiv, në favor të  këndeve të lojërave dhe këndeve sportive”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se Maratona është jo vetëm një aktivitet sportiv, por ajo shërben edhe si një mundësi shumë e mirë për promovimin e vlerave turistike të Tiranës tek të gjithë ata që do të vijnë nga jashtë për të garuar në Tiranë. “Tirana ka interes jo vetëm sportiv, Tirana ka kryesisht interes turistik, ofron një tjetër produkt turistik që është maratona. Turizmi sportiv, ashtu siç është turizmi i aventurës, ai historik për të gjithë të kaluarën tonë komuniste, për bunkerët e muzetë, siç është turizmi urban për fasadat, besoj që turizmi turistik, turizmi sportiv është një mundësi fantastike që duhet maksimalizuar nga qyteti ynë”, theksoi ai.

Veliaj paralajmëroi se do të vazhdojë edhe më tej aksioni për pastrimin e gjithë parkut të liqenit nga ndërtimet pa leje për t’i kthyer këto hapësira në më shumë gjelbërim për qytetarët. “Pasi kemi përfunduar pastrimet e kafeneve dhe zgëqeve pa leje në zonën e Gjeologji-Minierave, tani që po i zëvendësojmë me terrene sportive do të zhvendosemi në pjesën jugore të liqenit të Tiranës. Aty kemi shumë zona informale, kryesisht të toleruara nga ish-komuna Farkë. U ka ardhur radha atyre. Tani u kërkoj të gjithë atyre që kanë ndërtuar pa leje, në vende ku nuk lejohet, si buza e liqenit dhe buza e zonave të gjelbra të Tiranës, t’i prishin vetë, të largohen vetë”, tha Veliaj, duke shtuar se me të njëjtën mënyrë do të vijohet edhe në parqet e tjera të Tiranës, siç është ai liqenit të Farkës dhe ai i Kasharit.

Këndi që ka nisur të ndërtohet është i treti në llojin e tij në zonën e Parkut të Liqenit. Sipas projektit synohet që të vendosen 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje. Këndi do të jetë i rrethuar gjithashtu me një pistë vrapimi, si dhe do të jetë i pajisur me të gjitha aksesorët e tjerë që mundësojnë stërvitjen në çdo orë, si dhe një parkim biçikletash dhe stola.

Next Post
Ja kur dalin emrat e fituesve që kanë aplikuar në Universitete, formula e llogaritjes së pikëve

Dalin fituesit e raundit të dytë në universitete, 48 orë kohë për regjistrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In