Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në vend, Policia e Shtetit, ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë të teknologjisë së fundit, të cilat do të bëjnë të mundur leximin e targave të makinave.
Gazetari i Report Tv, raporton se aktualisht instalimi i kamerave të sigurisë po behet tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.
Pikat ku do të vendosen kamerat, do të jenë në ambiente publike dhe kryesisht në zona të njohura si pika ‘të nxehta’ në çdo qytet.
/b.h











