Nis mësimi online edhe nëpër universitete. Diçka e tillë bëhet me dije nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një njoftim për media.
“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, njofton në rrjetin e saj social facebook Ministrja Shahini.
“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, – nënvizon Shahini.
Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.