• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis më 25 Maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

by A R
20/05/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis zyrtarisht më 25 maj, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë. Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 Qershor. Siç njoftim Ministria e Mbrojtjes, ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Evropë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

Next Post
Ç’po ndodh në Spanjë?! “Bien” rrjetet telefonike

Ç’po ndodh në Spanjë?! “Bien” rrjetet telefonike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In