• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Nis mbjellja e 1100 pemëve në Bulevardin e Ri, Veliaj: Segmenti i parë gati në pranverë

by A R
11/02/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bulevardi i Ri i Tiranës po merr formë. Pas vendosjes së pllakave të para, paralelisht Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi. Kështu, përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm gjatë procesit të mbjelljes së pemëve të para nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e para të Bulevardit, i cili u shpreh entuziast se puna për pjesën e parë është drejt fundit.

“Kemi hyrë në fazën përfundimtare të pjesës së parë të Bulevardit, pra pasi nisëm me vendosjen e pllakave të para, po mbyllim parkingun nëntokësor me 300 vende, i cili do të hapet në pranverë për publikun, dhe më në fund erdhëm në procesin e mbjelljes së pemëve. Janë pisha të buta mesdhetare, shumë të ngjashme me ato të Bulevardit të vjetër, pra për të ruajtur konturin e gjelbër që i lidh dy bulevardet, i cili po merr jetë dita-ditës”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai njoftoi se paralelisht po punohet edhe për ndriçimin e Bulevardit, në mënyrë që pjesa e parë të jetë e sistemuar në pranverë. “Në pranverë qytetarët do të kenë mundësi të shohin përtej perdes së metalit që na ndan nga kryqëzimi i ish Stacionit të Trenit. Ky investim është një vlerë e shtuar jo vetëm qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, sepse qyteti do të ofrojë një lagje të re, moderne, me një hapësirë të theksuar komerciale dhe me transport, i cili respekton si në asnjë projekt tjetër të Tiranës larminë midis transportit publik, atyre që përdorin biçikletat, këmbësorët dhe makinat private. Qytetarët do të kenë pa fund sheshe, po ashtu edhe Parkun Qendror”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje bizneseve që të shfrytëzojnë mundësinë për të investuar në këtë zonë, e cila me Bulevardin e Ri dhe Parkun Qendror do të jetë një nga qendrat e reja të zhvillimit të kryeqytetit, duke i dhënë një vlerë shumë të madhe pronës aty. “Jemi të hapur për të ftuar këdo që dëshiron të zhvillojë në këtë zonë; kjo është një zonë e pazhvilluar, pra më shumë sesa synojmë hapësira publike, që tashmë e kanë ezauruar koeficientin e tyre të ndërtimit, do doja të ftoja të gjithë sipërmarrjet e zhvillimit që të hyjnë në kontakte me banorët e zonës, duke respektuar kushtet, për të zhvilluar e çliruar trysninë nga një pjesë e Tiranës që tashmë është e tejzhvilluar dhe që ka shumë ngarkesë”, theksoi Veliaj.

Njëkohësisht me punën për përfundimin e pjesës së parë të Bulevardit, po vijon edhe procesi i shpronësimeve për pjesën vijuese. “Në ditët në vijim do të vazhdojmë me shpronësimet për t’iu afruar Bregut të Lumit. Ndihem i keqardhur që projekti në anën tjetër të lumit, që i takon një bashkie tjetër, nuk është respektuar. Megjithatë, ne angazhohemi që deri sa të vijmë te Bregu i Lumit, ku do të jetë edhe Parku T, pra që krijon një T në bulevard, një park i gjelbër, më shumë për rekreacion sesa për zhvillim, do t’i qëndrojmë punës te koka. Mandej, do të gjejmë një zgjidhje alternative se si do të jetë ura përtej lumit, duke qenë se në anën tjetër është ndërtuar dhe në njëfarë mënyre ka devijuar nga projekti origjinal”, tha Veliaj.

Projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra. Është parashikuar që brenda shkurtit të mbillen rreth 500 pemë në 800 metrat e para, ndërkohë që në fazën e dytë do mbillet edhe pjesa tjetër për 800 metrat e fundit./a.m.

Next Post
Fier / Identifikohet çifti që u gjend i vrarë në makinë, dyshohet për krim pasioni, emrat

"Drini nuk do ta vriste kurrë një vajzë dhe veten, ata i vranë..." (foto e Dervenit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In