Ka nisur procesim penal për ish Drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.
Gjykata e Shkalllës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish drejtorin, Gjuzi, përfaqsues i LSI.
Po e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për ish punonjësit: Skerdi Bello dhe Elvis Pengili( të gjithë përfaqësues të LSI).
Po ashtu edhe akritektja private Nevjana Isufi, eshte lene me masen detyrim paraqitje. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore per realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal, thuhej në komunikatën zyrtare të Policise së Shtetit.
a.ç










