• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Beqaj sfidon Prokurorinë e Posaçme: Nuk jam njohur me aktet! Shtyhet seanca

by A R
18/09/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot, 18 shtator, procesi gjyqësor në themel ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me çështjen e njohur si “Sterilizimi”.

Gjatë fjalës së tij, Beqaj ka kundërshtuar akuzat duke i cilësuar ato të paligjshme, ndërsa ka theksuar “se nuk është njohur me aktet e Prokurorisë”.

Pas kundërshtive nga ana e ish-ministrit, seanca është shtyrë për në datën 2 tetor.

Kujtojmë se Beqaj po mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e Sterilizimit.

Gjykata vendosi të pranojë për gjykim dosjen e sterilizimit më 23 janar të këtij viti. Të pandehur janë marrë zyrtarisht: Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë, ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët gjykohen për veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal.

Për Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zëvendësi i tij Klodian Rjepaj frynë kostot e shërbimit të sterilizimit në masën e 56.4% me qëllim përvetësimin dhe vjedhjen e fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vendimin e gjyqtares së seancës paraprake, analizohet çdo pikë e kontratës së lidhur në vitin 2015 mes Ministrisë dhe koncensionarit, ku konkludohet se kontrata është negociuar në favor të kompanisë fituese.

Gjykata, shton se me firmën e ish-ministrit, shteti është detyruar të jetë palë e një kontrate nga e cila nuk fiton asgjë.

Next Post
3 milionë euro dëm shtetit, arrestohet 22-vjeçari nga Kruja për skemën e mashtrimit me fatura fiktive

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga shokët e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In