• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis fushata e ndërgjegjësimit për diferencimin e mbetjeve, Veliaj: Tirana do jetë qyteti më i pastër në rajon

by Java News
21/11/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur me nxënësit e shkollave fushatën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për procesin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në nisjen e fushatës me nxënësit e shkollës “Emin Duraku”, e cila është shkolla e parë që i bashkohet nismës për zhvillimin e orëve të mësimit mbi mënyrën e ndarjes në burim të mbetjeve, mbajtjen pastër të qytetit dhe respektimit të mjedisit. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se shumë shpejt qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësi që të ndajnë që në shtëpi mbetjet e riciklueshme dhe ato të pariciklueshme, duke kontribuar për një mjedis më të pastër.veliaj-te-shkolla-emin-duraku-2

“Tirana është sot qyteti më i pastër në Shqipëri. Por, mendoj se mund të bëjmë më mirë, e me këtë fazë të re do ta çojmë Tiranën nga qyteti më i pastër në Shqipëri, në qytetin më të pastër në të gjithë rajonin. Siç fillojmë sot në këtë shkollë, do të nisim të njëjtën fushatë në të gjitha shkollat e Tiranës, kryesisht më fëmijët, pasi ata janë të parët që përqafojnë idetë e reja, ata që përfaqësojnë modernizimin, që i marrin vendimet pa hile. Ndaj, shpresojmë që fëmijët do të jenë të parët që do të çojnë në çdo familje mesazhin e ndarjes së mbetjeve në burim. Siç e shikoni, kemi një konteiner të gjelbër, i cili do të jetë për të gjitha mbetjet e riciklueshme, dhe një konteiner blu për mbetjet e pariciklushme. Në të gjitha lagjet e Tiranës qytetarët do të ketë mundësi t’i shohin të dyja opsionet, ndërsa në shtëpitë e tyre do të duhet t’i ndajnë mbetjet që mund të riciklohen (letër, karton, metal, plastikë) dhe ato që nuk riciklohen (mbetjet organike)”, tha Veliaj.veliaj-te-shkolla-emin-duraku-6

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se pas fushatës së ndërgjegjësimit nëpër shkolla dhe kopshte, do të nisë dhe shpërndarja e konteinerëve në të gjithë Tiranën, duke e transformuar plotësisht kryeqytetin. “Pasi të kemi mbaruar fushatën e informimit në gjithë shkollat dhe kopshtet e Tiranës, do të vazhdojmë me shpërndarjen e konteinerëve në të gjithë Tiranën. Viti i Ri do të na gjejë me një Tiranë të transformuar. Për herë të parë, pas 25 vitesh, po fusim konceptin e ndarjes së mbeturinave në burim”, tha ai. Veliaj kërkoi ndihmën e komunitetit për t’u bërë pjesë e këtij aksioni, në mënyrë që çështja e mbetjeve në Tiranë të marrë zgjidhje përfundimtare.veliaj-te-shkolla-emin-duraku-7

“Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Megjithatë, shpresoj që edhe të rriturit, prindërit e këtyre fëmijëve, do të bashkëpunojnë për një Tiranë që është moderne dhe për një Tiranë që sillet si qytet europian, ashtu siç i ka hije. Ambicja jonë është që fillimisht të fillojmë me zonat e qendrës së Tiranës, pra brenda unazës dhe gradualisht, gjatë gjithë vitit të ri 2017, të kemi në kontroll në gjithë territorin e Tiranës për t’u siguruar që pas kaq viteve, të paktën një çështje siç është ajo e pastrimit, ta kemi vënë në binarë në Tiranë”, u shpreh ai.veliaj-te-shkolla-emin-duraku-3

Administratori i “Eco Tirana”, Diego Testi, vlerësoi këtë projekt të nisur nga Bashkia e Tiranës, ndërsa sqaroi se fushata e ndërgjegjësimit me nxënësit do të vijojë edhe muajin e ardhshëm, si përçuesit më të mirë të mesazhit.veliaj-te-shkolla-emin-duraku-4

“Sot fillojmë punën për nismën e kërkuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, për diferencimin e mbetjeve në Tiranë. E nisim me fëmijët sepse ata janë e ardhmja. U kërkojmë atyre që të këshillojnë familjet, se si të diferencojnë mbetjet në burim dhe si të fillojmë këtë operacion në rrugë të ndryshme, për një të ardhme më të mirë. Do të vijojmë me dëgjesa të ndryshme edhe në muajin e ardhshëm. 144 mijë fëmijë do të marrin informacion në të gjitha shkollat publike dhe private në qendër të qytetit, kjo falë bashkëpunimit me mësuesit e institucioneve arsimore”, tha Testi.

Next Post
VIDEO/ Kjo është gruaja me thonjtë më të gjatë në botë (55 deri në 66 cm)

VIDEO/ Kjo është gruaja me thonjtë më të gjatë në botë (55 deri në 66 cm)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In