• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis Festivali ‘Digital Nomad’, që bën bashkë ekspertë dixhitalë nga e gjitha bota, Veliaj: Tirana digjitale, mund të jemi si “Tel Aviv”-i i Ballkanit

by
13/09/2022 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis në Tiranë Festivali “Digital Nomad”, një event tre ditor që mbledh bashkë ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre me profesionistë, sipërmarrës dhe novatorë të rinj, që aktualisht eksplorojnë botën e teknologjisë dhe punës në distancë.

Në konferencën për shtyp, së bashku me të ftuarit e festivalit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti shqiptar, më në fund, po bën një kapërcim të madh drejt teknologjisë dhe inovacionit. Veliaj tha se qytete si Tirana kanë origjinalitetin e tyre dhe pikërisht për këtë janë kthyer edhe në qytete atraktive për turistët, por edhe për aktivitete të këtij niveli.

Kreu i Bashkisë tha se ashtu sikurse edhe ky festival mjaft i rëndësishëm, që erdhi në Tiranë në vitin kur kryeqyteti ynë është shpallur edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, evente të tjera të mëdha, mbi 1000 të tilla, janë organizuar dhe pritet të organizohen në vijim.

“Tirana ka pasur 1000 aktivitete këtë vit. Patëm festivalin Sunny Hill të Dua Lipës, apo koncertin e Rita Orës. Pak më parë organizuam finale e Conference League. Kur pamë në Sevilje njerëzit që nuk kishin ujë për të pirë, kurse në Paris 15 mijë huliganë hynë pa bileta, thashë: Ne nuk jemi keq, porn a duhet pak vetëbesim. Së pari, të mos shajmë veten tonë dhe të jemi ne agjentë marketingu të Shqipërisë, të Tiranës. Po nuk fole mirë ti për gjënë tënde, kush do flasë? Së dyti, të rekrutojmë gjithë këtë skuadër këtu, me njerëz që e dinë si bëhet kjo punë dhe që mund të jenë pjesë e një kori avokatie për Shqipërinë dhe për Tiranën. Ndaj, besoj fort se nëse kjo ngjarje, ky aktivitet, ky festival prodhon këtë fabul, pra prodhon këtë tregim të asaj që kemi arritur,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se epiqendra e këtij transformimi ndodhet sot si një monument i gjallë në qendër të kryeqytetit shqiptar, Piramida, që po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

“Vetëm fakti që Piramidën, që është ndoshta metafora më e bukur e transformimit të Shqipërisë, – po e kalojmë nga një mauzoleum i diktatorit, në qendrën më të madhe të IT-së, teknologjisë së informacionit, kodimit, elektronikës, robotikës, besoj se vetëm historia e asaj ndërtese, tregon tranzicionin më mirë se kushdo; pra pika ku ne kthejmë dhe ku realisht nisim një trend të një Tirane që nuk ndalet, për të qenë ndoshta jo një qytet “i ri-i vjetër”, por një qytet origjinal”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/e.d

Next Post
Sherr te “Siguria”/ PD kërkon përballje me Gledis Nanon e shkarkuar: Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço: S’e lejon sekreti hetimor

Sherr te "Siguria"/ PD kërkon përballje me Gledis Nanon e shkarkuar: Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço: S’e lejon sekreti hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In