• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis edicioni i tretë  i “Tirana Art Fest”, hapen audicionet në gjimnazet e Tiranës 

by Java News
15/02/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tirana Art Fest” rikthehet për të tretin vit radhazi, duke synuar shtimin e jetës kulturore-artistike në kryeqytet, ku protagonistë janë të rinjtë. Në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, do të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia, këtë herë me risi në secilën kategori konkurruese.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi performancën e të rinjve të talentuar të tre gjimnazeve: “Sinan Tafaj”, “Ismail Qemali” dhe “Abdulla Keta”, ku vlerësoi se “Tirana Art Fest” është një mundësi shumë e mirë për të zbuluar talentet e reja dhe për të mbështetur të rinjtë. “Secili prej nesh ka nevojë që të ketë një dorë në jetë, ku disa prej atyre që kanë fituar apo kanë marrë pjesë në “Tirana Art Fest”, tani kanë shkuar në një nivel më të lartë, sepse dikush i zbuloi kur ishin në gjimnaz. Unë shpresoj shumë që për ata që do të zbulohen si talente, të kemi mundësi që t’ju promovojmë që të shkoni më lart. Por edhe për ata që ndoshta do të kuptojnë që nuk janë të “prerë” për këtë punë, të kemi mundësi të eksplorojnë diçka tjetër”, tha Veliaj, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë në krah të të rinjve të kryeqytetit dhe promovimin e tyre, së bashku me ekipin e trajnerëve të “Tirana Art Fest”, Bojken Lako, Mariza Ikonomi, Shpend Bengu,  Gerd Vaso etj,.

Kreu i Bashkisë u shpreh se historitë e vërteta të suksesit në Shqipëri nuk janë ato që krijohen nga emri i familjes, por janë historitë e djemve dhe të vajzave të Tiranës, që me talentin dhe punën e tyre arrijnë të bëjnë realitet ëndrrat që dikush tjetër i konsideron të pamundura. “Ne pamë para disa ditësh një histori suksesi të një djali të ri që vinte nga Shqipëria, quhej Ermal Meta. Historia e tij nuk ishte historia e dikujt që mami e babi ia kishin shtruar rrugën, as historia e dikujt që iu shtrua tapeti i kuq sa vajti në Itali, as historia e dikujt që iu hap dera sa herë trokiti. Përkundrazi, ishte historia tipike e një emigranti, e një djali të ri e të panjohur, pa lidhje partie, mbiemri, pa lidhje shoqërie, dhe pa të gjithë ato strukturat e tjera që ndoshta dikujt ia bëjnë disi më të lehtë jetën, e megjithatë ia doli që të fitonte “Sanremo”-n”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi vajzave dhe djemve të talentuar, pjesë e këtij rrugëtimi artistik në gjimnazet e kryeqytetit që në përfundim të kësaj gare, të punojnë bashkërisht për një gjeneratë më të mirë. “Nëse jeni më të mirët e brezit tani, do të jeni më të mirët edhe kur të jeni 30, 40, 50 vjeç. Kështu që, ata të cilët keni në krah në të majtë edhe në të djathtë apo që kanë ardhur nga një shkollë tjetër, mos i shihni si rivalë, jeni një skuadër. Skuadra e ardhshme e Tiranës. Kur të mbarojë tifozeria, kur të mbarojnë pikët, finalet, duhet të silleni si një skuadër. Kur çunat dhe gocat e Tiranës  punojnë bashkë, mund të bëjmë mrekulli, kur pengojmë njëri-tjetrin siç kanë bërë gjenerata e baballarëve tanë, kur i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, kur xhelozohemi për njëri-tjetrin, humbasim kohë dhe shumë energji”, nënvizoi ai.

“Tirana Art  Fest ” është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike duke synuar nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin e krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Gjithashtu, ky projekt ndihmon në diversitetin social- kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve e po ashtu dhe për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative.

Një vit më parë morën pjesë 300 talente nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që shumë prej talenteve të “Tirana ART Fest” janë sot pjesë e tregut artistik, duke u renditur të parët në klasifikimet muzikore. /ma.me

Next Post
Mjekimi natyror/Një copë akulli në qafë dhe njeriu ka ndryshime të jashtëzakonshme

Mjekimi natyror/Një copë akulli në qafë dhe njeriu ka ndryshime të jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

December 24, 2025
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

December 24, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com