• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival”/ Veliaj: Politika e mirë nuk i përçan njerëzit, por i bashkon. Ato që na bashkojnë, shumë më të forta…

by Java News
22/07/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, me këngë dhe valle popullore shqiptare ngriti siparin dhe edicioni i dytë i festivalit “Prishtina Gastronomy Festival”që do të zgjasë deri me 31 korrik.

I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, personalitete të rëndësishme nga dy vendet si dhe artistë të shumtë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ato që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme se sa ato që na ndajnë. “Gjërat që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme dhe më të forta se gjërat që na ndajnë. Politikë e mirë nuk është politika që i përçan njerëzit, këndej dhe andej , është politika që i bashkon njerëzit”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se sot kombi shqiptar po jeton ditët më të mira që ka pasur ndonjëherë. “Ne kemi sot si komb ditët më të mira që mund të kemi pasur ndonjëherë. E di që jo çdo gjë është perfekte, jo çdo gjë funksionon siç do duhej, por jemi në ditët më të mira të historisë tonë. Kosova është e pavarur, Kosova është e lirë, Kosova sot është Kryeqyteti i kulturës me Manifestën. Jam i privilegjuar që sot është Tirana që e hap këtë Festival fantastik të Gastronomisë. Ky është një aktivitet për të mbushur zemrën, shpirtin tone”, deklaroi Veliaj

“Prishtina Gastronomy Festival” bën bashkë qytete dhe kultura nga i gjithë rajoni, ku shumëllojshmëria e ushqimeve, recetave, këngëve e valleve, synojnë të ofrojnë argëtim për gjenerata të ndryshme. Nata e parë e festivalit u ndez nën tingujt e këngëve të Merita Halilit dhe Raif Hysenit, ndërsa gjatë ditëve në vijim në këtë festival do performojnë edhe grupe të ndryshme dhe këngëtarë nga Tirana, Vlora, Struga e qytete të tjera.

Po kështu, emra të njohur të gastronomisë, kuzhinierë me përvoja ndërkombëtare do të gatuajnë çdo ditë shije të ndryshme dhe unike të ushqimit.

Next Post

Shqipëria nuk mund të bëhet qesharake për shkak të Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In