• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis dezinfektimi i plazhit të Durrësit

by
12/05/2015 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Durrësit vazhdon punën  për të mundësuar një sezon turistik sa më të mirë në mënyrë që të thithë sa më shumë turistë të huaj dhe vendas.

Ndërmarrja Komunale e Plazhit pranë Bashkisë së Durrësit ka nisur punën për plugimin dhe dezinfektimin e rërës që është një proces gjatë të cilit pastrohet tërësisht i gjithë plazhi i Durrësit duke e bërë atë në kushte optimale pastërtie. I pranishëm në këtë proces ishte dhe kreu  i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili ka inspektuar punën e bërë. Kryebashkiaku Dako deklaroi se  po punohet intesivisht në plazhin e Durrësit me qëllim që sezoni turistik të shkojë sa më mirë. Dako, deklaroi se  po punohet për ti paraprirë të gjithë problemeve të mundshme, ku prioritet i është dhënë krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë pushuesit.

“Turizmi është një nga prioritetet kryesore të Bashkisë sonë. Po punojmë me intensitet për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që do të vizitojnë Durrësin gjatë këtij sezoni turistik. I kemi marrë masat e nevojshme për pastrimin e plazhit dhe tashmë jemi në fazën e fundit që ka të bëjë me procesin e plugimit dhe dezinfektimit i cili përfundon në pak ditë. Ne po krijojmë kushte pritjeje dhe akomodimi optimale për të gjithë pushuesit. Ne si bashki jemi angazhuar që të kemi një sezon turistik të suksesshëm, sa më pranë kërkesave të turistëve të shumtë që pritet të vizitojnë qytetin tonë këtë verë.” – tha Dako.

Plazhi i Durrësit,  mbetet një nga më të frekuentuarit në vend nga pushues të shumtë ku edhe për këtë vit pritet të shënojë një numër rekord pushuesish. Aktualisht po punohet për plugimin dhe dezinfektimin e plazhit në 17 hektarë. Në fillim është kryer pastrimi tërësor i bregdetit nga leshterikët ndërkohë që plugimi dhe dezinfektimi krijon një bregdet tërësisht të pastër dhe nga ana higjenike për pushuesit që pritet të popullojnë plazhin këtë sezon. Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe atë elitar. Përveç turizmit të banjove diellore Durrësi ofron, turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet.

Në tërësi qyteti i Durresit përbën një ansambël shumë të rëndësishëm historik dhe kulturor të Shqipërisë ndaj edhe Bashkia e Durrësit që e ka prioritet zhvillimin e turizmit po krijon të gjitha kushtet për akomodimin e mijëra turistëve që pritet të vizitojnë qytetin këtë sezon.

Next Post

Një aleat i “papritur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In