Në Sheshin Skënderbej të Prishtinës, nisi sot ceremonia e shtetërore e marrjes së detyrës së Presidentit Hashim Thaçi.
Pas ekzekutimit të himnit shtetëror të Kosovës, ish Presidentja Atifete Jahjaga i dorëzoi detyrën Presidentit të ri.
Simbolika e pranim-dorëzimit të detyrës është një kopje solemne e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themeltar i shtetit, që i dorëzohet Presidentit të ri.
Në ceremoni, mes shumë të ftuarve nga vendi e bota marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, Kryetari i kuvendit , Ilir Meta, trupi diplomatik, si dhe shumë të ftuar të tjerë.