• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis aksioni për lirimin e trotuareve në Njësinë 5, Veliaj: Do ti kthejmë qytetarëve hapësirat publike

by
15/08/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis aksioni për lirimin e trotuareve në Njësinë 5, Veliaj: Do ti kthejmë qytetarëve hapësirat publike

Bashkia e Tiranës ka nisur sot që në orët e para të ditës, nga Njësia nr5, aksionin e saj për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zaptuara nga tregtarët, lokalet apo ambulantët e ndryshëm. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka vendosur ta drejtojë vet këtë aksion, nga sheshi para stadiumit “Selman Stermasi” ku ishin mbledhur edhe të gjitha forcat dhe mjetet e Policisë Bashkiake dhe të INUV-it, u deklarua i prerë për ta fituar këtë betejë, për ti kthyer qytetarëve rrugët, trotuaret, lulishtet dhe çdo ambient tjetër publik. “Siç ishte paralajmëruar ne kemi ndërmend të mbajmë çdo premtim që kemi dhënë. Sot ka skaduar afati, brenda së cilit qytetarët duhet të lirojnë çdo hapësirë publike.  Sigurisht që ky është një operacion që nuk i lë të gjithë të lumtur dhe sigurisht për çdo veprim që ne marrim dhe për çdo pengesë që ne heqim, është dikush që mërzitet. Kjo se në këto vitet e fundit gjej shesh dhe bëj përshesh ishte politika e ditës në qytet. Por ju garantoj që për çdo njeri që mërzitet nga zbatimi i ligjit janë me qindra apo mijëra të tjerë që i gëzohen zbatimit të ligjit. Dhe shumica e qytetarëve e duan ligjin dhe shtetin”, – u shpreh Veliaj.

Ai ka kërkuar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qytetarëve për këtë aksion, pasi siç theksoi Veliaj në fjalën e vet ai ka për qellim që ti kthejë çdo individi që ka vendosur të jetojë në këtë qytet hapësirat dhe liritë që ia jep ligji. “Dua të ftoj qytetarët, ata që janë shumica, dhe që në zgjedhjet e fundit votuan për shtet dhe ligj në Tiranë, i lus për bashkëpunim”, tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj ka ftuar edhe të gjithë ata që qytetarë që kanë abuzuar me lirinë dhe kanë zaptuar hapësira publike, të kthehen aty ku ligji e parashikon. “I kërkoj mirëkuptim dhe të kthehen aty ku mbaron liria e tyre dhe ku fillon liria e tjetrit. Kjo është puna jonë e përditshme dhe nuk është çështje fushate. E vetmja gjë që kërkojmë është 2 metra që është hapësira minimale që i duhet një pensionisti të kalojë, një nëne apo një motre dhe një vajze të kaloj në trotuar. 2 metra është hapësira që i duhet një invalidi të kalojë me karrocë në trotuar”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë ka paralajmëruar gjithashtu se aksioni që filloi sot nga Njësia 5 që tani e tutje do jetë një punë e përditshme e strukturave bashkiake, për të gjithë territorin e Tiranës. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ky aksion nuk do bëjë vetë lirimin e hapësirave publike, por edhe do të rehabilitojë pasojat që paligjshmëria ka lënë në terren, siç është pastrimi i inerteve apo edhe gjelbërimi i hapësirave të caktuara.

Next Post

Rinas, ndalohet Besnik Coka; i dënuar për një vrasje në 1997

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In