• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nipin tënd e kemi vëlla?”/ Nënë e bijë ngrenë akuza ndaj Mustafait: Dole në mes të plumbave për kunatën!

by Java News
13/11/2023 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babë e bijë përballen në “Shihemi në Gjyq” për një dashuri të munguar.

Brikena e ka thirrur Mustafain në seancën e ndërmjetësimit dhe i kërkon përgjigje nëse ai është babai i saj sepse kurrë nuk e ka ndjerë prezencën e tij.

Nga ana tjetër, qëndron edhe konflikti lidhur me nipin e Mustafait. Mustafai i cili sapo ishte martuar jetonte në familjen e bashkëshortes. Vjehrri i dha një tokë në të cilën çifti ndërtoi një shtëpi dhe në këtë banesë, ai mori vëllain e vogël dhe nënën.

Vëllai i tij u martua dhe erdhi në jetë një djalë. Më pas, vëllai ndërroi jetë kur djali ende nuk kishte bërë 1 vjeç. Këtij fëmije, Mustafai i ka falur një dhomë në banesën e tij dhe Brikena thotë se ka parë një dashuri të pakufishme të babait të saj ndaj tij. Gjyshja dhe të afërmit flisnin vazhdimisht për këtë djalë, ndaj ajo ka dyshime për prejardhjen e vërtetë të tij.

Brikena: Rrinin duke thënë çuni, çuni, çuni! Iu drejtova babait, është një pyetje që s’ka pasur asnjëherë përgjigje se nuk ma ka dhënë. I thashë, pyeta është ky çuni është vëllai jonë?  Çfarë marrëdhënieje ke pasur me nusen e xhaxhait?

Mustafa: Këto gjëra, unë nënën time nuk e braktisa, unë nipin e dua dhe juve ju dua. Këto janë gjëra që i kombinon ti bashkë me nënën, këto nuk janë të vërteta!

Bashkëshortja e Mustafait, Dhurata ndodhet e pranishme në studio dhe ndërhyn në debatin e tyre. Ajo përmend disa situata që mbështesin pyetjet e së bijës.

Dhurata: Vëllai yt, kur ka vdekur rahmet pastë se po e përmendim, ka vdekur me divorc të hapur.  Dëgjove? Atë ditë që ka vdekur vëllai yt ka ardhur letra e gjyqit për t’u ndarë.

Mustafa: Këto gjërat unë nuk i di fare, nuk më intereson fare!

Dhurata: Ashtu se ty ta kanë mbajtur njerëzit, nëna jote, motrat e vëllezërit, ajo është puna jote!

Eni Çobani: Domethënë ka qenë duke u ndarë vëllai nga nusja?

Dhurata: Vëllai po, para se të vdiste vëllai kishin filluar letrat e gjyqit, i kanë bërë letrat e gjyqit e të gjitha. Në atë kohë vëllain e kanë çuar në spital në Tiranë, te 5, kanë firmosur për vëllain që e kanë shtruar, do i jepnin një lloj ilaçi, nuk e di se çfarë i kanë dhënë, atë e di e ëma me gjithë vëllanë e këtij, ne nuk e dimë. Atë ditë që ka shkuar vëllai, pas një jave na ka ardhur në shtëpi dhe na ka thënë që “dëgjo, unë kam ardhur të shoh çunin për herë të fundit”. I thashë pse ke ardhur të shohësh çunin për herë të fundit? “Unë do vdes se unë nesër do pi ilaçin dhe do vdes”.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ka qenë çuni atëherë?

Dhurata: Çuni s’i kishte mbushur 1 vjeç, ka qenë shumë i vogël. Dhe vjehrra, nusen atë natë që ka ardhur çuni nga Tirana në shtëpinë në Durrës, vjehrra ime atë ditë e ka çuar nusen te njerëzit e vet, te i ati. Ky i tha “unë nuk kam ku të të çoj ty atje se mua nuk më duan”. Ishin motrat e vëllezërit që ishin të gjithë kundër këtij (i drejtohet Mustafait). Se kur ka ikur nusja nga shtëpia në ’97 me gjithë foshnje, ky ka shkuar i ka dalë në mes të plumbave, ka shkuar e ka marrë, “hajde se ti vendin e ke në shtëpi”./tvklan

Next Post
Olsi Rama refuzoi afrimin e Dwamenas tek ‘Partizani’, prej problemeve të zemrës: Komunikova direkt…!

Olsi Rama refuzoi afrimin e Dwamenas tek 'Partizani', prej problemeve të zemrës: Komunikova direkt...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In