• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikollë Lesi: Meta donte të bëhej kryeministër, Kryemadhi fluturoi me ‘presh’, Basha ia ‘futi’ LSI-së. Luli-Monika, nga 25 prilli asnjë komunikim

by Java News
28/07/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Editori i gazetes “Koha Jone” Nikollë Lesi vijon te analizoje zgjedhjert e 25 prillit, teksa ka bërë një shkrim ku zbulon historikun e përplasjeve PD-LSI gjatë zgjedhjeve elektorale.

Ai shkruan në Koha Jonë se të dyja forcat politike punuan kundër njëra-tjetrës dhe se harruan përballjen me Ramën.

Sipas tij, Meta kerkonte te behej kryeminister, Monika i kerkonte Bashes 30 deputete dhe nje portofol ministri, duke e trembur kreun e PD, aq sa te bashkepunonte me PS per te shkaterruar LSI-ne!

Artikulli i plotë:

Koalicioni mes PD dhe LSI para 25 prillit u firmos me festë e lule, me shtrëngim duarsh mes kryetarëve te dy partive dhe fill pasi u firmos, koalicioni mes tyre u sakatos.

Në LSI të thonë se BASHA punoi me hile, në PD flasin se Basha i ofroi LSI diku te 12 deputetë në listë, por nuk pranoi Monika Kryemadhi.

Të dyja palët ia lenë fajin njëra-tjetrës, ndërkohë që në mënyrë shembullore humbën zgjedhjet e ku veçanërisht LSI doli e dëmtuar.

Burime të mirëbesuara para 25 prillit thanë për KOHA JONE se ishte Lulzim Basha që i frikësohej një rritje të LSI apo edhe me ato deputetë që kishte ajo mund të merrte kryeministrin e pas zgjedhjeve, e ku flitej se mund të ishte Ilir Meta, pasi do të jepte dorëheqjen si President për të marre kryeministrinë, gjithnjë sipas PD-së. Por Basha e donte për vete kryeministrin, ndaj duket nga frika se mos ja merr LSI, ai e filloi lojën e fshehtë me PS që ta masakronte LSI.

LSI kishte aluduar se mund të merrte diku te 30 deputetë, cka automatikisht e linte Bashën në opozitë, siç edhe mbeti. Por PS ndonëse kishte sulmuar dhe çfarë nuk kishte thënë për LSI, prapë se prapë për  të mos humbur pushtetin mund të ulej në një koalicion të ri me Monika Kryemadhin, e cila realisht nuk kishte shfaqur ambicie për post qeveritar për vete. Por aty në presidencë Ilir Meta rrinte e vështronte kryeministrinë si një mision që e donte dhe që ia kishte marrë përdhunisht Fatos Nano në 2002.

Pra në vend që PD e LSI të bashkëpunonin kundër Ramës, ishin duke gërryer njëra-tjetrën për postin e kryeministrit. Por kazani i votave, sado që oligarkët hodhën lekë për PS, prapë mund ti nxirrte fitues PD dhe LSI, nëse nuk hanin njeri tjetrin, siç edhe ndodhi. Kryesisht PD punoi skutave kundër LSI. Në shumë takime vetë përfaqësues të PD thonin në Lezhë, Durres, Korcë, Berat, Fier, Elbasan se më mirë jepjani votat Rames se sa LSI.

Por edhe LSI fluturoi me “presh” në ajër! Sepse në disa rrethe e bëri çorbë fushatën, për fajin e përplasjeve të brendshme në parti apo parti-presidencë!

Disa emra nuk ishin përfaqësues por militantë për nesër në parlament, por që të merrnin mandatin duhej të ishin njerëz që ti pëlqente elektorati.

Kulmi i luftës së ftohtë PD-LSI ishte javën e fundit të fushatës elektorale kur në asnjë takim nuk dolën bashkë Basha dhe Kryemadhi, që të krijonin  bindjen te votuesit se këta po vijnë në pushtet. Dolën një natë me shi në Kombinat por natën kur as mediat nuk i dhanë!

Më pas mitingu përmbyllës elektoral i LSI i zhvilluar në Sheshin Nënë Tereza filloi një orë e kusur me vonesë çka shumë prej pjesëmarrësve në miting pyesnin PSE NUK PO VJEN KRYEMADHI?

Por Monika Kryemadhi po priste të vinte në mitingun përmbyllës të LSI, shefi i opozitës Lulzim Basha. Ai nuk shkoi fare dhe i la të prisnin kot. Vajtja e Bashës te mitungu i LSI ishte pjesë e programit mes dy partive. Të nesërmen do të shkonte edhe Kryemadhi të përshëndeste mitingun e PD. Por Basha nuk shkoi dhe as Kryemadhi nuk përshëndeti te PD, se nuk pranoi seli blu te shkonte.

Pra kush ka informacion se çfarë ndodhte nën kulisa mes PD e LSI e kuptoi se fitorja e opozites mund të ishte e ngushtë ose nuk do kishte fitore se do ta merrte Edi Rama.

Siç edhe e mori!

Tani pas 25 prillit nuk ka asnjë komunikim mes Kryemadhit dhe Bashës.

Fare!

Por ata duhet të shpjegojnë elektoratit dhe publikut se çfarë ndodhi, dhe ky përfundoi Koalicioni i firmosur me aq bujë!

Ata, të dy, duhet të shpjegohen me zërin e tyre se si do shkojë halli i Opozitës.

Ata e kanë obligim të sqarojnë se si janë marrëdhëniet politike mes PD e LSI.

Nëse duan vota katër vite më vonë duhet të flasin tani!

Next Post
“Tërheqja e plotë nga Afganistani fillon më 1 maj”/ Biden: Koha t’i japim fund luftës më të gjatë të Amerikës

Biden nuk përjashton luftën me Rusinë e Kinën: Po vazhduan sulmet kibernetike…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In