• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikollë Lesi: “Arrestime dhe Investime” po realizohet pas 19 vitesh. 2024 do sjellë surpriza të mëdha

by Java News
02/01/2024 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Koha Jone e Nikolle Lesit i eshte rikthyer nje sllogani te vitit 2004, “Arrestime dhe Investime” ku si pjese e opozites per te ardhur ne pushtet, ai doli ne fushate me kete sllogan.

“Një slogan elektoral i vitit 2004 “Arrestime dhe Investime” duket se po realizohet pas 19 e kusur vitesh.

Ideja e sloganit të asokohe ishte se pa ndëshkuar kupolën e lartë të politikës e cila kishte shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit si dhe që kishte lidhje e bashkëpunim në ndarjen e pasurisë kombëtare me krimin e organizuar; pra nuk mund të kishte si pasojë edhe Investime të huaja të nivelit të lartë.

Atëkohë kur slogani “Arrestime dhe Investime” u hodh në publik kishte nënqeshje dhe habi pasi nuk mendonin se do të kishte drejtësi e cila të guxonte të kapte “peshqit e mëdhenjë”.

Por nga viti 2023 e në vazhdim, sidomos ky vit 2024, do të ketë kaq shumë “krokodila” politikë që do të futen në rrjetën e SPAK,  aqsa në pak vite do të vijnë edhe investitorë strategjikë në vendin tonë.

Askush nuk investon në një vend ku qeveritarët bëjnë korrupsion apo ku krimi i organizuar i vret apo i përndjek biznesmenët e huaj që të mos investojnë sepse i duan për vete tokat në bregdet, pikërisht bandat e krimit të organizuar, të cilët lidhen dhe fshihen pas emrave të biznesit, medias apo gjoja “pronarëve të vjetër”!

Burime jo zyrtare tregojnë se SPAK po heton edhe një grupim të tillë biznes-politikë-media.

Sivjet do të kemi edhe Oligarkë në pranga!

Rastet kur u rrahen, bile dërmuar, investitorë të huaj janë të qartë në sytë e publikut, por nuk kapeshin se pas tyre ishin politikanë të lartë.

Ndaj SPAK-u ka filluar dhe nuk ndalon më.

Slogani “Arrestime dhe Investime” po gjen zbatim, ku pjesa e parë “ARRESTIME” po ecën mirë, ndërsa më vonë do të vijnë INVESTIMET e kompanive të mëdha ndërkombëtare.

Njerëzit e thjeshtë duan drejtësi, kompanitë e mëdha të huaja kërkojnë të investojnë kur ligji të jetë mbi këdo dhe jo të paguajnë ryshfet për të gjetur vend investimi.

Viti 2024 do të sjellë surpriza të mëdha, gjithnjë te arrestimet e kemi fjalën!”, shkruan gazeta e Lesit, nen emrin e Spiten Prullit!/m.j

Next Post
Media britanike “Express”: Shqipëria mes 4 destinacioneve më të bukura e të përballueshme për t’u vizituar në 2024

Media britanike “Express”: Shqipëria mes 4 destinacioneve më të bukura e të përballueshme për t’u vizituar në 2024

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Vonon pore nuke harron,nji dite vjen e mira edhe per shqiptaret fukarenje,kta ndytsira qe vollen e plackiten cdo para e pasuri te shqiptarve.Pore fale Zotit e SHBA fundi i hajdutve e kriminelve po vjen,do shkojne ne vendin qe e kane zgjedhur vete.Do ju merren parate e pasurite qe kane vjedhur,burgjet do mbushen plote,aty do ngordhin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In