• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla: Vëmendja si kurrë më parë drejt fshatit

by Java News
21/03/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, theksoi sot se “investimet e kësaj mazhorancë nuk kanë ndjekur votën, por vota për këtë mazhorancë ka kthyer vëmendjen si kurrë më parë drejt fshatit”.

Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, Nikolla tha se “fshati nuk ka qenë prioritet më parë, sot zhvillimi rural është në vëmendje të veçantë të qeverisë madje në një prej programeve më të rëndësishme të saj siç është ai i 100 fshatrave është rezultat i investimeve të përbashkëta të katër ministrive”.

Duke u folur për çfarë ka bërë qeveria për përmirësimin e zonave rurale të qarkut të Lezhës, ku përfshihet bashkia Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, Nikolla theksoi se “është vënë në funksionim nyja e Milotit, brenda vitit përfundojnë edhe rrugët dytësore që i japin zgjidhje përfundimtare aksesit të komuniteteve lokale rurale, është në fazën e nënshkrimit kontrata e investimit të 165 milionë eurove për aksin Milot, Balldren, brenda vitit do të jenë aktive kantieret e kësaj vepre”.

“Po ashtu ka përfunduar rruga Klos- Domgjon, Rrëshen – Bukëmirë, si dhe disa rrjetet kanale vaditëse si sistemi i vaditjes Malaj 1 me kapacitet vaditje 300 ha, Malaj 2 me kapacitet 800 ha. Është investuar në infrastrukturë energjetike duke ndërtuar linjën e energjisë Ulëz- Shkopet, Skurraj, ndërtua 120 km linjë tensioni i mesëm dhe ulët dhe rikonstruktua 40 kabina nga të cilat 4 në Kune dhe 10 ne zonën e Shëngjinit. Në Laç janë ndërtuar 4 fidera të rrjetit 20 kv dhe janë shtruar 2 km linjë tensioni i mesëm, janë instaluar 38 kabina nga të cilat 4 në zonën e Sanxhakut dhe 5 në zonën e Mamurrasit”, u shpreh Nikolla.

Sipas saj, për 3 vitet e ardhshme OSHEE ka plainfikuar 2.9 miliardë lekë investime të mëtejshme në qarkun e Lezhës.

“Gjithashtu nga FSHZH po investohen 1.3 milion euro në dy fshatra të bashkisë Lezhë në Kallmet i Madh dhe Kallmet i Vogël, ku pritet furnizimi me ujë 24 orë i 4 153 banorëve brenda vitit 2019. Kanë përfunduar punimet per rehabilitimin e dunave në lagunën Kune Vain me vlerë 15.8 milionë lekë, ka përfunduar ndërtimi i kanalit pritës në lagunën Kune Vain me 40.6 milionë lekë”, nënvizoi ajo.

Nikolla u shpreh se “109 fermerë kanë përfituar 19 milionë lekë nga skema mbështetëse për zhvillimin rural, një tregues i rëndësishëm për përmirësimin e potencialit turistik në hapësirat rurale janë 5 fshatrat në kuadër të projektit “100 fshtarat”, Ishull Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i vjetër dhe Orosh. Sot “Mrizi i Zanave” është një model zhvillimi dhe një krenari për çdo të ftuar që ne kemi dëshirë ti servirim mikpritjen tonë”

Next Post

Deputeti Vorpsi: Bashkia e Vorës është kthyer në celulë të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In