Protesta e studentëve e ka detyruar ministren Lindita Nikolla që të zhvillojë një mbledhje për rishikimine VKM Nr.288.
Burime nga Ministria e Arsimit njoftojnë se drejtuesja e këtij dikasteri ka thirrur në takim rektorët dhe dekanët për diskutime.
Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00 ndërsa do të diskutohet pika 4 e VKM-së në fjalë.
Sot studentët kanë hyrë në ditën e dytë të protestës ndërsa përveç tarifave, ata kanë parashtruar edhe kërkesa të tjera që lidhen me kushtet në konvikte dhe përfaqësimin në borde.
/A.Rada