• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla takim në Sarajevë me homologët e rajonit për sfidat e trajnimit të mësuesve

by A R
30/06/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë në takimin e ministrave të arsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim, që u organizua nga Komisioni Evropian në Sarajevë, në datat 27-28 qershor 2016.

Takimi i pestë i kësaj platforme kishte si temë kryesore zhvillimet e fundit dhe sfidat që hasin vendet e rajonit në arsimin dhe trajnimin e mësuesve, në të cilin përpos aktorëve kryesorë, si ministrat e arsimit, morën pjesë edhe përfaqësues nga Drejtoria për Punësimin e Komisionit Evropian, London School of Economics, përfaqësues nga universitetet e vendeve të rajonit, OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).

Gjatë prezantimit të zbatimit të reformës arsimore, Nikolla u fokusua në nevojën që ka ndryshimi i formimit të mësuesve në Shqipëri. Kjo, vijoi ministrja vjen si  nevojë për të korrigjuar problemet e evidentuara pas vlerësimit të të gjithë mësuesve në sistem, pas shqyrtimit të rezultateve të mësuesve që kanë dhënë provimin e shtetit për licencim si dhe nga shqyrtimi i rezultateve të testimit për shkallët e formimit profesional. Për të zbatuar një reformë tërësore ishte e domosdoshme një analizë strukturore e të gjithë situatës aktuale.

Kuadri ligjor ku do të mbështetet ky proces është paraprirë me ligjin e ri të arsimit të lartë, me ndryshimin e kushteve për hyrjen në universitet, me administrimin rigoroz të Maturës Shtetërore, si dhe me politikat mbështetëse për studentët që do të zgjedhin degën e mësuesisë. Suksesi në reformën kurrikulare në arsimin parauniversitar kërkon, ndër të tjera, mësues të përgatitur dhe të trajnuar sipas standardeve më të përparuara.

Nga të pranishmit u shfaq interes i veçantë dhe u bënë pyetje lidhur me zhvillimin e testimit të mësuesve, administrimin e tij, përgatitjen e pyetjeve dhe fushat e testimit. Adam Tyson, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për arsim dhe kulturë në Komisionin Evropian, vlerësoi nismën e ndërmarrë nga MAS si një revolucion të mirëfilltë në arsim, veçanërisht për mënyrën e administrimit dhe lidhjes midis testimit, vlerësimit të mësuesve dhe pagave të tyre.

Përveç prezantimeve nga ministrat e rajonit, ky takim shërbeu edhe si një forum ku u shtruan pyetje dhe u diskutuan ide të reja për zhvillimin profesional të vazhdueshëm të mësuesve, për testimet ndërkombëtare të nxënësve si PISA, TIMMS, PIRLS, TALIS, për lidhjen sa më të mirë të programeve të studimeve me nevojat e tregut të punës, etj./a.m.

Next Post

Doda: Nuk e besoja doktorin kur thoshte se Blushi vodhi dorëshkrimin e gjyshit por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In