Shqiptarët këtë të martë përkujtojnë 78-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të atdheut.
“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar.
Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre!
Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacënueshme, janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.
Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
/a.r