• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nikolla: Ligji i ri i Arsimit të Lartë i jep një vëmendje të posaçme kërkimit shkencor

by
10/06/2015 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot, e pranishme në konferencën kombëtare “Nxitja e Praktikave Politikëbërëse të Informuara nga Evidencat”, e cila në fokus kishte përfshirjen e rezultateve të kërkimit shkencor në  politikëbërje.

Në fjalën e saj, Ministrja Nikolla vlerësoi rëndësinë e kësaj konference për rëndësinë që ka komunikimi dhe bashkëpunimi i komunitetit të studiuesve me politikëbërësit. Ministrja tha se një shembull i mirë, i cili shënjoi një standard të ri në politikëbërje, ishte reforma e arsimit të lartë dhe Ligji i ri i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, draftimi i të cilit u realizua nga një komision i pavarur ekspertësh dhe u debatua nga grupet e interesit për rreth një vit e gjysmë.

“Ligji i ri i Arsimit të Lartë i jep një vëmendje të posaçme kërkimit shkencor duke e kthyer atë në një instrument të rëndësishëm matës të punës së universiteteve si dhe duke e kthyer në një tregues të rëndësishëm për financimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend. Hapi tjetër i rëndësishëm është mbështetja që i duhet dhënë studiuesve, jo vetëm në realizimin e një kërkimi të caktuar, por mbështetja për t’i bërë gjetjet që vijnë nga institucionet e kërkimit shkencor, pjesë të politikave në vend”, u shpreh Nikolla.

Ministrja përmendi ndër të tjera edhe dy programe të rëndësishme në të cilat vendi ynë është bërë pjesë, “Horizon 2020” dhe “Erasmus+”.

“Në kuadër të Programit të BE-së për kërkimin shkencor të Bashkimit Evropian “Horizon 202” Ministria e Arsimit dhe Sportit duke firmosur dhe miratuar në Kuvend marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në këtë program, ka hapur rrugën që universitetet dhe institucionet e kërkimit shkencor të aplikojnë për financime nga BE në një sërë komponentësh të rëndësishëm, për përmirësimin e kapaciteteve dhe rritjen e nivelit të kërkimit shkencor në përgjithësi”, tha Ministrja.

Në konferencën e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, u diskutua mbi marrëdhënien e hulumtuesve/shkencëtarëve me politikëbërësit dhe mbi mënyrat se si të rritet kontributi i studimeve/hulumtimeve në dhënien e evidencave të nevojshme për politikbërje dhe vendimmarrje.

I pranishëm në konferencë ishte edhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, Magdalena Solska, përfaqësuese e Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor (RRPP) dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Sotiraf Hroni.

Konferenca Kombëtare u realizua në kuadër të zbatimit të Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor (RRPP) dhe është hartuar si një aktivitet gjithëpërfshirës që  integron gjetje dhe rekomandime, diskuton sfidat dhe mundësitë e përbashkëta, dhe identifikon alternativat dhe strategjitë pasuese për një dialog kombëtar të qëndrueshëm.

Next Post

Cara: Bujqësia, prioritet i buxhetit të bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In